Kush është kryeministri i ri i Greqisë dhe lidhja me Dora Bakojanis

Leda Hysa

Kyriakos Mitsotakis është kryeministri i ri i Greqisë. Procesi i numërimit të votave është drejt fundit, megjithatë kreu i “Demokracisë së Re” ka arritur që të marrë deri tani 158 vende në parlament nga 300 vende gjithsej.

Mitsotakis ka arritur që të marrë një fitore bindëse. I mjaftonin të paktën 151 vende që të qeveriste pa lidhur koalicion me ndonjë tjetër parti, por ai ka arritur të shkoj përtej kësaj shifre. Pas fitores Mitsotakis doli në një deklaratë për mediat ku premtoi se “do të jetë kryeministri i të gjithë grekëve“.

Për këtë fitore është uruar edhe nga kryeministri aktual i Greqisë, Alexis Tsipras. Në një status të gjatë në rrjetet sociale ai është përshëndetur me qytetarët grek për herë të fundit si kreu i qeverisë, e ndërsa ka zbuluar edhe se ka telefonuar Mitsotakis menjëherë pasi fitorja e tij u konfirmua. Me mbështetjen e Evropës Tsipras ka qenë prej 2015 si figura ideale për të nxjerrë Greqinë nga kriza, por përballë ka pasur një figurë konservatore të shquar si Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis do të betohet si kryeministër të hënën në orën 13:00, e ndërsa të martën në mbrëmje pritet të shpallet qeveria e re.

Kyriakos Mitsotakis e ka politikën në “gjak”.  Ai ka lindur në vitin 1968 në Athinë. Pas diplomimit në Kolegjin e Athinës, vazhdoi studimet e larta në Amerikë për shkenca sociale në universitetin Harvard, ku mbrojti diplomën me studimin e tij mbi politikën e SHBA-së ndaj Greqisë, për të cilin u vlerësua shumë. Mitsotakis vazhdoi studimet në administrim biznesi. Para se të merrej me politikën, ka punuar si bankier në Bankën Kombëtare të Greqisë. Në zgjedhjet e 2004 u zgjodh deputet për herë të parë në Athinë nën logon e partisë “Demokracia e Re.

I biri i Konstantinos Mitsotakism kryeministrit të Greqisë në fillim të viteve ’90 dhe vëllai i Dora Bakojanis, e cila ka mbajtur edhe postin e Ministres së Jashtme të Greqisë ka fituar besimin e qytetarëve grekë për të udhëhequr vendin për 4 vitet e ardhshme. Një ish- bankier, që është marrë me politikë ka pasur pikën e fortë në programin e tij elektoral rimëkëmbjen e ekonomisë greke, duke premtuar uljen e taksave, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Me deklarata se do të jetë kryeministër i të gjithë Greqisë, ai ka bindur qytetarët t’i besojnë, duke marrë një fitore më të lartë nga sa ishin pritshmërisë, mbi 151 vende të nevojshme në parlament, çka do të thotë se do të qeverisë i vetëm, pa pasur nevojë për të bërë koalicion me asnjë parti tjetër. “Ai është një orator i zoti, i përmbajtur dhe me shumë vetëbësim”, e përshkruan Mitsotakisin, analisti politik, Aris Hatzis.

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • Po qe eshte kundra emigranteve p’se nuk e thoni.Merrni botime te gatsheme dhe nuk analizoni asgje.

  • Qeveria shqiptare ka rastin (edhe sikur te MOS e kishte), te ndryshoje platforme ne raport shtetin grek dhe politiken ndaj tij. Duhet t’i jepet fund puthadores dhe leshimeve skandaloze. Reciprociteti duhet te jete perparesia.

    • — Mendoj se shtetet serioze, partite politike opo politikat partiake i kane kryesisht formale, apo te dores dyte.
      —Ne planin e pare menoj se qendron nje strategji e perbashtet qe askush ska te drejte ta shkele e perdhose ate. Ajo synon nga koha ne kohe dhe ne kompleks forcimin dhe konsolidimin e shtetit .e te gjitha drejtimet.
      — DIKUSH i bje nga rruga e Saukut, Dikush nga rruga e Liqenit,– Dikush tjeter nga Koda e Senatorjumit. E rendesishme eshte qe sejcila pale, QERREN duhet ta nxjer ne FARK .
      …..
      Me fjale apo ne heshtje, Shqiptaret , si shtet e si popull , pergjithesisht gezojn kur fqiu jone jugor [ GREQIA] arrin sukses. Kjo ndjenje buron nga lashtesija
      —- Por, NE SHTETIN GREK , dhe QARQET e CAKTUARA , ne dy shekujt e fundit nuk ka ndodhur e ndodh e njejta gje .
      —- Ata e kane pare dhe shikojne Shqiperine si nje shtet ARMIK . Hapur dhe nendhesza, me diplomaci apo nen hijen e veladonit, po punojne hap pas hapi per realizimin e enderrave shoviniste , TJETERSIMIN E TREVAVA SHQIPTARE NE JUG TE SHQIPERIS me te ashtu quajturin ”vorio-epir”.
      —- Asnje iluzjon , asnje hap, asnje leshim nuk duhet ushqyer e bere SHTETIT GREK. pa realizuar LIGJERISHT , SINQERISH E NE PRAKTIKE . te pakten 3 GJERA.
      —-
      1– Te kerkoje falje per krimet e barbarite e bera ndaj trevave shqiptare, patrioteve dhe popullates se pa fajshme ne SHqiperi dhe Cameri.

      2— Te heqe ne menyre ceremoniale LIGJIN E LUFTES , si nje ligj atavik, apsurd, qesharak i pa precedent per te ctensionuar cdo ngerc e per te hapur rrugen e bisedimit si te barabart e jo nen kercnim.

      3– Te deklarohet zyrtarisht e ligjerisht, se GREQIA HEQ DORE NJEHERE E MIRE , nga pretendimet teritorjale ndaj Shqiperis e trevave te saj, me teorine e te ashtuquajturese ”vorio–epir”.

      NE SE NUK ARRIHEN KETO , shqiptaret sduhet te ushqejne asnje iluzjon. SHTETI GREK KURRE NUK MUND TE BEHET NDONJE HERE MIK ME SHQIPERINE .
      Te pergatiten PER SITUATEN ME TE VESHTIRE, per ti dale zot vendit ne situaten me te nderlikuar e te veshtia….
      === Disa keshilla te te urteve thone.
      1== Ne mendime – MENCURI,.Ne te pa pritura-ZGJUARESI. Ne fitore-VEMENDJE.. Ne disfata -QENDRES
      2== Dhurate nga i Varferi, Pune nga Dembeli, Memndim nga budallai dhe NDIHME NGA ARMIKU, — MOS PRISNI…!!

  • Asnji iluzion,bile te pergatitemi per stuhi e acar ne mardheniet me greqine e udhehequr nga micotaqis new.
    Jam shume dakort me ato cfare shkruan me lart T.Voda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *