Kush është laçjani që qëlloi me armë tre kushërinjtë

Mila Hysotoci

Policia e Laçit ka arrestuar autorin e plagosjes së tre kushërinjve. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Gegë Gega, një prej personave që ndodhet në spital.

Sipas policisë Gega është plagosur gjatë konfliktit fizik. Ndërkaq ai akuzohet se ka qëlluar me automatik mbi tre kushërinjtë Erlin Shaploci, Islam Shaploci dhe Gazmend Shaploci.

Informacion paraprak 
Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar shtetasi G.G. ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.
Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe shtetasi Gegë Gega, pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Edhe egersirat kur jetojne ne komunitet zbuten, ndersa keta mbeten bisha qe shqyejne njeri tjetrin!
    Prandaj edhe qoflargu i manipulon lehte keto egersira!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *