Kush është maja e piramidës?

redaktor

Herët në mëngjes pronari i një firme pastrimesh që kishte “fituar” tenderin për shërbimet ekologjike brenda një azili pleqsh, shkon në zyrën e drejtorit azilit për të bërë pagesën nën dorë, tashmë të kthyer në një ritual të përvitshëm . Është i shqetësuar biznesmeni, por jo nga parat që do të derdhi në të zezë për favorin që i kshin bërë. Tashmë ai ishte mësuar. Ishte i shqetësuar sepse, jashtë zyrës së drejtorit ndodhesh policia me kufje dhe rregjistrues që fiksonin të gjitha ato që ndodhnin brenda zyrës. Një ditë më parë kishte shkuar vetë në polici dhe kishte denoncuar drejtorin e azilit. Të habitur, funksionarët e policisë e pyesin se përse duhet me patjetër t’ja bëj ferrë jetën personit i cili e kishte majmur me kontrata. Biznesmeni shpjegon se deri në momentin që babëzia nuk kishte arritur kulmin ai nuk kishte patur probleme por tani atij po i kërkonin 10% të fondit të përfituar nga shteti dhe kjo, bashkuar me krizën ekonomike, i kishte krijuar jo pak probleme në shpenzimet që duhet të përballonte përpara se të vilte frutet e mundimit për veten dhe familjen e tij.

Me tu futur në zyrë, pa shumë fjalë, biznesmeni nxjerr plikon me para që i ishte kërkuar nga drejtori, dhe ky i fundit pa shumë pyetje i merr. Sapo bizensmeni del jashtë, pa i lënë kohë drejtorit të fusë në sirtar “hakun e punës”, futen në zyrë policat dhe e kapin me prësh në dorë. “Janë parat e mia”, ju thotë drejtori. “Jo, këto janë paratë tona”, ja kthejnë policat, të cilët ishin kujdesur që të rregjistronin të gjitha numrat serial të monedhave në prani edhe të të një prokurori. Në këtë mënyrë nuk do të kishte çingla-mingla procedurale në gjykatë për ta nxjerrë të pafajshëm.

U mendua fillimisht se ky ishte një rast i izoluar dhe se mbas tre ditësh ç’do gjë do të harrohesh. Por kësaj here nuk ndodhi kështu. Drejtori i dhjaksur nga trajtimi prej krimineli që i kishin bërë u shpjegon hetuesve se nuk ishte i vetmi që merrte rryshfete. Por këtë e dinte i gjithë qyteti, madje i gjithë vendi. Këtë e dinin edhe hetuesit, që i kërkuan emra se me thashetheme ishin të ngopur. Drejtori vendos të japi emrat e kolegëve, eprorëve që i kishin dhënë vendin e punës, emrat e biznesmenëve që kishte zhvatur etj. Hetuesit, të drejtuar nga një ekstremist i vënies së drejtësisë, vendosin që të hetojnë të gjithë këta emra. Thërriteshin nga prokuroria e cila i linte dy ditë në birucat e ftohta pa i pyetur. Ditën e tretë, kur prokurori shkonte për të folur, lëkurnjomët që u kishte filluar tu mingonte luksi i jetës që kishin bërë, fillonin të këndonin vetë për gjërat që lidheshin më allishverishet nën hetim, por edhe për alliahverishet për të cilat hetuesit nuk kishin dijeni. Sejcili nga këta që pragoseshin herët ose vonë nxirrte emra të tjerë, këta të tjerët mabsi prangoseshin nxirrnin emra të tjerë derisa një ditë doli emri i të “madhit” fare.

Si rrallëherë i “madhi” fare doli në parlament dhe pranoi sistemin e kalbur që qeveriste vendin, por kurrsesi nuk pranoi që të gjithë fajin t’ja faturonin atij. “Kush nuk ka mëkat le të hedhi guin e parë!”, ju tha kolegëve të vet. Te gjithë ulën kokat.

Ndërkohë inkuizitori i të korruptuatve vazhdoi punën pa u inflencuar fare nga politika. Kërkoi imunitetin e të “madhit” por parlamenti nuk e lejoi. Atëherë nxorri nga arkivat e veta dosjet që implikonin në zullume anëtarët e komisioneve parlamentare që mbrojtën të “madhin”, dhe kështu herën e dytë paralmenti e braktisi të “madhin”. Tashmë prokurori ishte bërë heroi i të gjithë popullit. Hetimi i tij rrëzoi të gjithë klasën politike që sundonte vendin. Filloi një epokë e re? Jo! Meqënëse ishte ligji që të dënonte, ligjvënësi me “mençuri” vendosi që të ndryshonte ligjet, duke i prerë krahët atyre që menduan se do të vinin drejtësi. Ky ishte një tregim i vakët i proçesit “mani pulite” në Italine i fillim viteve ‘90. I madhi fare ishte Bettino Craxi që vdiq në arrati për ti shpëtuar arrestimit. Në atë kohë “inkuizitori” Antonio di Pietro vendosi me kokëfortësi të bënte detyrën e vetë pa parë në fytyrë askënd.

Njësoj si në Italinë e viteve ‘90, edhe në Shqipëri dihet shumë mirë se tenderat u jepen atyre që paguajnë haraçin, vendet kryesore drejtuese u jepen miqve në këmbim favoresh, shpenzohen lekë me thasë për te realizuar punë që kërkojnë para me trastë, përdoren arkat e shtetit si bankomate personale etj. Të gjithë e dimë se “i madhi” nuk është Fullani. Të gjithë e dimë këtë, por a do ta përjetojmë edhe ne ëndrrën e “mani pulite”?

P.S. Përdora termin italian “mani pulite” sepse përkthimi në shqip “duart e pastra” tashmë është i infektuar nga goja e gjeneralit hije të Sh.Q.U.P.-it.

 

Letër e nënshkruar

Redjan Shabani

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *