Meridiani i Big Brother, që në momentin kur u fut brenda në shtëpi, pohoi se kishte tetë vite i fejuar me një vajzë dhe që ajo ishte kundra pjesëmarrjes së tij në këtë reality shou. Po kush është e fejuara e Meridianit? Nëse jeni frekuentues të ish-Bllokut, sigurisht që iu ka rënë rasti ta keni parë, dhe pasi e keni parë iu ka ngelur në mendje, pasi është një ndër vajzat më të bukura të qytetit. Sigurisht që ajo tashmë nuk është e panjohur, ndonëse jo shumë e pranishme në median shqiptare. Marsi Bojko, quhet zeshkania e bukur, e cila ka tetë vite që është e lidhur me Meridianin e BB. Hulumtuam gjithandej për Marsin, por vështirë të gjendej ndonjë foto e saj, pasi ajo ishte kujdesur me shumë imtësi që secili detaj mbi të dhe jetën e saj për momentin të zhduket nga rrjetet sociale (më parë ka qenë shumë e pranishme). Ata që menaxhojnë faqen zyrtare të Meridianit në Facebook, pohojnë se e fejuara e tij nuk dëshiron të prononcohet e as dëshiron që emri i saj të lakohet në media. ”Na vjen keq por e fejuara e Meridianit nuk do të prononcohet për asnjë media, ne jemi familjarë dhe shokë të tij që menaxhojmë faqen, ajo ndodhet momentalisht jashtë, por edhe kur të kthehet ju lutem ta mbani jashtë këtij formati pasi është dëshira e saj”, kjo ishte përgjigja e tyre. Por ne mësojmë se Marsi për momentin është larguar drejt Italisë për t’i ikur kësaj vëmendjeje, të cilën do ta fitojnë si çift pas futjes së Meridianit në” Big Brother”. Interesant është fakti se Marsi gjatë zgjedhjeve të fundit ishte edhe pjesë e fushatës së Partisë Demokratike, ku në njërin prej tubimeve qendrore ajo ka promovuar edhe agjencinë e saj të modës.

E dashura e Meridianit eshte paraleli.
Cfare jane mor njerez keto emra qe vihen sot, mars, meridian. Po ne po na mbyt budallalliku mor njerez. Po ju more zoterinj te dites, ju kane mbaruar temat qe na shkruani keto llafe pazari? Shkoni intervistoni ndonje fakir fukara dhe pyesni se si e kalojne jeten. Me thene te drejten do tu a dija me shume per faleminderit.