Miq të “Ditës”! Shoqëria shqiptare sot, fill pas 8 Marsit, mendoj e besoj, duhet të jetë e shokuar (nëse i ka mbetur pak njerzillëk ose humanizëm në “genin” social): një nënë 37 vjeçare (nuk e di mos po bëj gabim që e quaj “nënë”) therr tre vajzat e saj, 13, 10 e 3 vjeç, dy në gjumë dhe e madhja që mbrohet më kot. – Kjo skenë e natyrë krimi,- thotë gazetari i “Ditës”, – jepet në një tragjedi të Euripidit, veç 20 e ca shekuj më parë.
Unë që po shkruaj kam dy vajza të rritura e nuk mbaj mend t’i kem qëlluar ndonjëherë me pëllëmbë dhe nuk do ta bëja në asnjë rrethanë! Por gruaja me emrin Edlira, u ka thënë hetuesve italianë: “isha vetëm, askush nuk më ndihmonte, nuk mund të jetoja në dëshpërim…”
Pra, tragjedia e madhe e ka burimin, shkakun, zanafillën, nga mjerimi ekonomik dhe social, vetmia, përbuzja, indiferenca, dëshpërimi etj. Thikën e ka ngritur dora e individit femër, dënimin do ta marrë ajo natyrisht, por sa vlen tashmë?
Tre arkivolët e vegjël me trupat e Simonës, Kesit dhe Sidnit janë në morgun e ftohtë e pastaj do të futen në dheun e ftohtë të huaj. Kur gruaja vrasëse të ulet fizikisht në bankën e të akuzuarit si fajtore e një krimi makabër, pas saj, në një bankë bosh duhet të ulet dhe një tjetër “fajtor”, shteti dhe shoqëria shqiptare! Sepse ajo “pjell” çdo ditë shkaqet, premisat, motivet e padrejtësive e pastaj të krimeve e dramave që ndodhin gati çdo ditë në këtë vend. Me respekt, Th.N.
SMS në DITA
Në 0689073730

Z. TH.N. , cdo pasoje , sado e dhimbshme te jete , ka nje shkak. Kjo familje kishte 15 vite qe jetonte ne Itali , ku nqs. kerkon ndihme ekonomike , sidomos kur eshte fjala per femije te mitur, ta japin ne menyra te ndryshme : nepermjet kishes , Karitasit , qendrave te mikpritjes vullnetare etj. Kjo familje , sipas deshmitareve , nuk kishte kerkuar asnjehere ndihme. Ne banken bosh , para nenes vrasese , duhet te jete babai i vajzave , qe me veprimet e tij te pamenduara mire , shkaktoi tek ish – gruaja nje gjendje depresive te tejskajshme e xhelozi te cfrenuar ( Prezantimi i zonjushes te re me prinderit e tij ) , qe beri krimin makaber , horror , ndaj 3 krijesave te tyre ,te pafajshme.
Me vjen keq per jeten e 3 femijeve te pafajshem e nuk na ngel gje tjeter vetem te them se i madhi zot t;i mar prane e te prehen ne paqe.Nuk po kuptojme pse arritem ne kete dite sa te therim edhe krijesat tona.A eshte kjo nje gjunjezim perpara veshtiresive ? PO. A duhet te mbaje pergjegjesi babaj i ketyre femjeve? PO . A e mendoi ky person ,kur u divorcua ,se linte prapa 3 femije dhe nenen e ketyre femijeve ,te cilen e quan nene te mire? A ka rruge per te mbijetuar e rritur femijet na nenat qe mbesin te veja apo divorcohen ? Po,Po duhen sakrifica si nga nenat edhe shteti .Une qe po shkruaj u them se kemi qene 5 femije na 10 deri 1 vit kur na vdiq babaj ne 1946-ten. I thane te afermit qe ne t’na conin ne shtepine e femijes,po kjo u kunershtua me te madhe nga ime eme. Ju pervesh punes. Punoi ne ferme ,punoi pastruese shkolle…….e ne u rritem .krijuam familje e jemi bere gjysher.PO NENA NUK NA MALLKOI,NUK NA RRAU,NA SHKOLLOI E PUNUAM NE FRONTE TE NDRYSHME…… PO ,o motra qe mund t’u bjere kjo fatekeqesi, duhen sakrifica per jetese e jo per shuarje jete …….. PO SHTETI ? Edhe shteti duhet te mbaje pergjegjesine per jeten e njerezveberi ,po jete nuk sigurohet pa pune. Me te veret nena ime e shtrenjte beri sakrifica duke punuar ne pune te veshtira te bujqesise,po ishte shteti qe nuk la asnje dite pa pune.u rritem te varfer,po u rritem,u shkolluam e punuam me ndershmeri. Ne qoftese dikush e mer per mburrje,po u them : Ikni ne fshatin Bubullime te Lushnjes e jam i bindur se do t’u tregojne se si i rriten femijet ,jo vetem nena ime,po edhe dy gra te tjera qe i lidhi i njejti fat e ben sakrifica te medha per femijet e tyre.