Kush është nusja, Andrra Destani?

redaktor

Dasma e këngëtarit më të kërkuar të muzikës popullore ka bërë shumë bujë, kjo edhe për faktin e pjesëmarrësve, ku nuk mungonin shumë zëra nga bota e show-bizit shqiptar. Këngëtari i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka djegur shaminë e beqarit në prani të familjarëve e kolegëve të tij. Sinani ka preferuar ta marrë nusen me helikopter nga Kumanova e Maqedonisë për në Tiranë.

Dhe në fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, këngëtarët e pranishëm kanë qenë në konkurrencë të plotë për veshjet luksoze, ndërsa ceremonia ka qenë madhështore. Mikeshat e tij Artjola Toska, Soni Malaj dhe Rozana Radi kanë mbajtur peshën kryesore të dasmës me zërat e tyre.

Po kush është vajza që i rrëmbeu zemrën djaloshit nga Tirana?

Andrra Destani, tanimë bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha, është një emër mjaft i përfolur në media kohët e fundit. Jo vetëm për shkak të famës së bashkëshortit, por edhe për jetën luksoze që bën ajo dhe familja e saj.

Në fillim të vitit, në një ndërtesë luksoze në Hamburg të Gjermanisë, u shkëmbyen unazat e fejesës të një dashurie, e cila kishte lindur më shumë se dy vjet më parë… në qytetin e dashurisë – Paris.

Këngëtari dhe Andrra ishin takuar rregullisht aty. Sinani nisej nga vendet ku mbante koncerte, ndërsa modelja vinte nga Hamburgu i Gjermanisë, për t’u bashkuar thuajse çdo javë në kryeqytetin francez. Gjithçka ishte mbajtur larg vëmendjes së publikut deri në atë kohë kur portalet, gazetat dhe revistat u pushtuan nga lajmi se këngëtari i muzikës popullore, më në fund, kishte vendosur t’i jepte fund beqarisë.

Pak kohë më parë, edhe vetë Sinani kishte ngacmuar publikun me deklaratën e tij, ndryshe nga herët e tjera, kur ishte pyetur pse e mbante të fshehtë jetën e tij private: “Unë nuk e kam ndërtuar karrierën time në bazë të skupeve, por në baza të forta pune e talenti.

Dija dhe unë të dilja me femra nëpër gazeta sa për të bërë show dhe publicitet, por kam zgjedhur një rrugë tjetër, më të drejtpërdrejtë me publikun”. Ndërsa për statusin, atë për të cilin pyesnin të gjithë dhe gjithmonë, Sinani tha: “Sa për familjen që e dua më shumë nga ç’mendon çdokush, mos kini merak se edhe ajo do të vijë shpejt, me kismet të Zotit, shprehje kjo që e përdor mamaja ime shpesh”.

Kështu, pas këtyre deklaratave nuk kaloi shumë kohë dhe gjithçka u bë publike: Sinan Hoxha fejohet me Andrra Destanin!

E lindur në Kumanovë (Maqedoni), Andrra dhe familja e saj kanë emigruar shumë herët në Gjermani për t’u vendosur në Hamburg – vendi që u bë shtëpia e dytë për Sinan Hoxhën. Ceremonia e fejesës, aty ku Andrra mori edhe unazën e famshme me vlerë prej 5 mijë dollarësh, u zhvillua pikërisht në këtë qytet, por këtë herë çifti nuk shpëtoi dot nga vëmendja e publikut.

Fillimisht, u publikuan disa foto nga një agjenci kosovare dhe më pas, gjithçka mori dhenë në portale të ndryshme e rrjete sociale. Bashkë me lajmin u shfaqën edhe fotot e dy të fejuarve për t’i ndjekur ata përgjatë gjithë këtyre muajve, deri në mbrëmjen e 27 gushtit kur ata të dy i thanë “Po, me gjithë zemër” njëri-tjetrit.

918 andrra1 ddfdfd sinani  sinan-6 sinanandrra

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *