Kush është politikani shqiptar në skandalin e “Pandora Papers”?

redaktor

Konsorciumi i gazetarëve investigativë ndërkombëtarë ka publikuar hartën me vendet e përfshira në “Pandora Papers” dhe në dosjet e rrjedhura është të paktën një politikan shqiptar.

Sipas ICIJ (International Consortium of Investigative Journalists) janë mbi 334 politikanë që përmenden në thuajse 3 terrabyte material që zotërojnë të shpërndarë në 90 vende të botës.

Në rastin e Shqipërisë, harta e gazetarëve investigativë tregon një politikan, që del nga rrjedhja e dokumentave sekrete.

Por çfarë përmbajnë dokumentat sekrete? Sipas BBC dhe The Guardian skandali është i përmasave të mëdha dhe mund të trondisë shtete e regjime të tëra në botë. Nga të dhënat e administruara deri më tani, aty del Mbreti i Jordanisë me prona me vlerë të paktën 100 milionë dollarë të fshehura në SHBA dhe Britaninë e Madhe, Vladimir Putin me asetet miliona euroshe në Monako, Tony Blair që shmang mijëra euro taksa në Londër dhe Kryeministri Çek me vila të paktën 20 milionë euroshe në Francë.

Në lidhje me politikanin shqiptar të përfshirë në këto dosje ende nuk është publikuar ndonjë informacion. ICIJ thotë se ka angazhuar qindra gazetarë nga mbarë botë që po merren me zbërthimin e morisë së dokumentacionit, që thotë se është në format PDF, foto, video dhe audio.

Share This Article
9 Comments
  • Pse e vrisni mendjen se kush fshijhet tek pampersat,kur te korruptuarit kane dale me emer e mbiemer ne media dhe askush nuk reagoi!
    Kush ia dha fuqine Taulant Tushes ne Bashkine e Tiranes?

    Këtë fuqi e liri veprimi, ia ka dhënë Erjon Veliaj, me postin Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve e Punëve-Publike, të cilin e ka patur shef finance në grupimin “Mjaft” e partinë “G-99”; e deri në korrik 2015, Drejtor të Shërbime-Investime-Tenderëve në Ministrinë e Punës.
    Të 28 ndërmarrjet dhe shërbimet në Bashkinë e Tiranës, kanë nga 1 drejtor të diplomuar në Unversitetin “MJAFT-G 99”; por të gjitha komandohen nga Drejtori i Përgjithshëm, Taulant Tusha, që pretendon se ka kryer studimet “shkëlqyer” në SHBA, për “Master menaxhim qendrash ekonomike-urbane”.
    Para 2 muajve, redaksia “Pamfleti”, publikoi një raport të krimit ekonomik-financiar; sipas të cilit, biznese dhe zyrtarë të Bashkisë Tiranë, kanë bërë 27 denoncime faktike për vjedhjet e fondeve, që inskenon e realizon krye-drejtori Taulant Tusha; me bizneset klienteliste dhe drejtorët e 28 ndërmarrjeve që ka vartësi.
    Mjafton të kujtojmë, vetëm 720 milionë lekë tendera fiktivë, dhënë firmës “ADVANCED Sh.p.k” (ADVANCED SECURITY SYSTEMS); ish-biznes i tij deri më 8 maj 2008 kur iu zbulua një trafik ndërkombëtar; dhe e shiti tek e motra Edlira Hoxha (Tusha) e 3 “miqtë” e saj ortakë maqedonas Viktor Mitrevski e Teodor Begov dhe greku Stefano Papazios.
    Tashmë, me urdhër të Erjon Veliajt, kryedrejtori “përbindësh” korrupsioni Taulant Tusha, komandon 28 ndërmarrjet e bashkisë Tiarnë, kur qarkullojnë 32.6 milionë Euro fonde buxhet shteti në vit, por dhe 62 milionë Euro të ardhura nga taksat, faturat, qiratë, gjobat, sekuestrot, shitjet e trojeve, lejet e ndërtim-shfrytëzimit e deri tek shërbimi funeral.
    Sipas një raporti konfidencial të Auditit të Brendshëm të Bashkisë Tiranë, këto 28 ndërrmarrje, kanë nga një “listë të zezë” korrupsioni, me fondet limit të tenderëve që ka sajuar e urdhëruar kryedrejtori Taulant Tushe; me vlera 80%-350% mbi kostot reale të investimeve, blerjeve e shërbimeve.
    Ja faktet, sipas auditeve të Bashkisë Tiranë, për vitet 2016-2019 dhe sipas raportit të KLSH
    1. Drejtoria Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 1.1 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    2. Drejtoria e Konvikte-Shkollave të Mesme: Ka 900 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    3. Drejtoria e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik: Ka 16 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    4. Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 2.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    5. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit: Ka 3.3 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    6. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit: Ka 700 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    7. Tirana Parking: 2.2 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    8. Drejtoria e Çerdhe-Kopshteve: Ka 10.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    9. Drejtoria e përgjithshme e Taksa-Tarifave Vendore: Ka 12 milionë Euro taksa-tarifa të zhdukura dhe 1.7 milionë Euro, korrupsion me tendera
    10. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit: Ka 850 mijë Euro gjoba të zhdukura dhe 450 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    11. Qendra Kulturore Tirana: Ka 550 mijë Euro, aktivitete fiktive.
    12. Policia Bashkiake: Ka 1.4 milionë Euro korrupsion me tendera fiktiv dhe mallrat të sekuestruar, të zhdukur.
    13. Klubi Sportiv Tirana: Ka 600 mijë Euro aktivitete fiktive.
    14. Qendra Sociale Multidisiplinare: Ka 870 mijë Euro blerje, shërbime e aktivitete fiktive.
    15. Qendra “Të qëndrojmë së bashku”: Ka 340 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    16. Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”: ka 280 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    17. Qendra Komunitare Shkozë: 420 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    18. Agjensia e Shërbimit Funeral: ka 1.1 milion Euro korrupsion me lëndë ndërtimi, gjelbërime, punime e blerje arkivolë.
    19. Agjensia e Administrimit të Tregjeve: Ka 700 mijë Euro korrupsion me mirëmbajtje strukturash, blerje maknash e pajisje zyrash.
    20. Qendra Rinore-Kulturore “TEN”: Ka 500 mijë Euro aktivitete dhe blerje shërbiemsh (foni reklama e pajisje fictive).
    21. Shërbimi Mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencat: Ka 650 mijë Euro korrupsion uniforma, automjete, pajisje dhe raporte shpenzime shërbimesh false në terren.
    22. Ndërmarrja Metalike Tirana SH.A: Ka 360 mijë Euro qira të zhdukura dhe blerje fiktive materialesh zyre e mirëmbajtje objektesh
    23. Uzina Mekanike Tiranë SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 210 mijë Euro korrupsion me blerje materialesh.
    24. Uzina Pjesët e Ndërrimit A (ish-Autotraktorët): Ka zero lekë nga qiratë, 200 mijë Euro korrupsion me blerje materiale.
    25. Oficina e Automjeteve SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 300 mijë Euro korupsion me blerje materiale e rikostruksione.
    26. Qendra Rekreative e Kulturës SH.A: Ka 300 mijë Euro aktivitete e shërbime fiktive.
    27. Qendra Sportive-Tirana SH.A: Pa bilanc.
    28. Ndërmarrja e Dekorit A: Ka 6.7 milionë Euro korruopsion me prodhime, shërbime të brendshme për bahskinë e klientë me porosi.
    SHËNIM: Këto të dhëna korrupsioni, i diponojnë vetëm kryetari Erjon Veliaj, kryedrejtori Taulant Tusha dhe drejtorja e Buxhet-financës, Jonida Halili, gruaja e Besos së Tajvanit; të cilët i përdorin si presion ndaj drejtorëve vartës, që kanë formosur me urdhër.
    NË VIJIM/ Do publikojmë batërdinë, që është bërë në Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë, me urdhërat dhe firmat e kryedrejtorit Taulant Tusha; i cili në UKT është është Kryetar i Bordit të Administrimit të të ardhurave, fondeve e tenderëve; ndërsa N/kryetar është një “mik” i tij, ish-zyrtar i Gjykatës së Lartë, të cilit 6 vite më parë iu bë atentat për afera korrupsion./Pamfleti

    • Të lumtë pena për këtë përmbledhje dhe renditja e krimeve ekonomike të bashkisë së TIRANËS .Këto të dhëna nuk janë material i bollshëm që SPAK të nisë hetimet?????!!!!!!!! Sa poshtërsi vazhdojnë ti bëhen akoma popullit të giorni, DERI KUR do mbajmë mbi supet tona këto padrejtësi dhe këta pushtrtarë gjakpirës të pangopur.

      • Derisa populli te vazhdoje te fleje gjume, poshtersite do vendosen gjithmone ne tabelen e Nderit te Kryetarit te Bashkise Erjon Velise, dhe per qindra milionat e vjedhura nga trupi i tyre, shqiptaret do shperblehen me nga nje pikture lakuriqe neper muret e pallateve te Tirones

  • Oh tash m’duka me hep nje gjyq per ujin edhe gjobat qe me kane vu per kishe 500 m3 uje te harxhuar kur aty nuk kam banuar hiç!
    Keshtu po na regullojka ujesjellesi fakturat per interesat e Tushit!

  • Respekt për bërjen publike të gjithë këtyre të dhënave. Aq më tepër në se je “person i brendshëm”, pasi duke qënë i tillë di me saktësi për gjithshka çfarë shkruan. Kjo e dyfishon automatikisht kredibilitetin tek lexuesi, duke i lënë njëkohësisht gazeptarisë pseudo-investigative të kuptojë se tutorët që kanë mbi koka i kanë vendosur në ato punëra thjesht si kllouna e dordoleca dhe jo për të hulumtuar e zbardhur pa kompromis çdo lloj zullumi pushtetarësh.

  • A do të jetë Edi Rama në skandalin e “Panama Papers”?! Raporti i sekret i OSBE përfoli pasurinë e tij!

    sepse:

    Pandora Papers ka treguar me gisht mashtruesin boteror Tony Blair qe vjedh fonde publike dhe nuk paguan taksat e tatimet ne shtet dhe flet me gjuhen e koduar:

    GJENI DICITUREN

    Per mikun e tij Edi Rama qe jo Pandora Papers nga interneti, por OSBE me nje raport zyrtar ja zbathi breket dhe e qiti bashke me Saliun dhe Liken si hajdutet me cizme te taksapaguesve shqyptare, Edi Rames OSBE tregoi se kishte vjedhur mbi 200 meleon dollaro USD qe i kishte depozituar ne banka te huaja pa paguar edhe ky si miku i tij Tony Blair asnje kacidhe taksa dhe tatime ne shtet.

  • Edi Rama esht aksioner ne ter shqiperin mos i qaj hallin , sot hajduti ne qeveri ka dhe ndimsa me shkoll qe i msojn ku ti fshehin leket qe te dalin pa lagur , kta moterqir shajn Enver Hoxhen e mbajn per gogol , por kta jan pushtat mostrat antishqiptar qe ja pin gjakun deri ne piken e fundit kti populli injorant qe genjen veten me fejzbuk dhe me emisione si perputhen , niveli qytetaris sot ne tiran esht si ne 1930 ten , Tiranen e kan mbipopulluar te ardhur nga malet dhe zonat rurale ata qe nuk e kan iden e prones perbshket , se si ka fol njeri per te , se ne fshatra sesht ber kurr politik , kta lloj njerzish te pa perpunum e kan mbushur Tiranen dhe politikanet vjedhin bejn qef shajn komunizmin dhe ja marin shpirtin kti populli injorant .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *