Kush është prefekti i ri i Lezhës që zëvendësoi Gjergj Prendin?

Leda Hysa

 

Gjok Jaku është i zgjedhuri i ri ne krye te Prefekturës së Lezhës, pas shkarkimit të prefektit të deritanishëm Gjergj Prendi i cili e mbajti këtë post rreth 18 muaj.

Gjok Jaku është një nga eksponentët më të rëndësishëm të Partisë Socialiste në Lezhë dhe ka mbajtur një sërë funksionesh publike.

Ai ka qenë prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, Zv Minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe se fundmi ka mbajtur postin e Zv\kryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.

Prezantimi i Gjok Jakut si prefekt i ri i Lezhës është bërë paraditen e së premtes pa praninë e mediave.

Ndryshimi vjen në prag të zgjedhjeve vendore në një kohë ku situate politike në vend është mjaft e tensionuar.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *