Kush është profesor, Kaçi apo Mondi?!

Dita

Dita e enjte parlamentare u shoqërua me batuta dhe romuze të shumta. Edhe pse munguan replikat e Berishës, të cilit Ilir Meta këtë herë ia vuri “kufirin te thana”, ishte kryeministri Rama që debatoi, replikoi dhe bëri batuta me disa deputetë. Ai foli dhe për paditë penale që ka bërë ndaj deputetëve të PD-së për shpifje duke i ardhur keq që një prej tyre ishte dhe… Edmond Spaho.

“Më vjen keq që në këtë llumë akuzash u fut dhe profesori”, tha Rama. Kamera e TVSH u fokusua te Islami, me idenë se në PD është vetëm ai profesor. Diçka ndjeu Islami aty dhe reagoi duke pyetur kolegun në krah: “Kush është profesori”? Ai i tha: “E ka për Spahon!” Islami vijoi me pyetjen: “Çfarë profesori është Mondi?! Dhe u vrenjt në fytyrë, me siguri mendoi se ai ishte i vetmi profesor në PD (!). Do të ishte mirë që Islami të kërkojë patentën e të qenit profesor dhe çdo kush që kërkon këtë titull, të kalojë njëherë nga ai, në këtë mënyrë do ta ketë nën kontroll numrin e personave që bëhen profesora.

Por pas kësaj situate në sallën e Kuvendit, Kaçi u ngrit dhe foli për dekriminalizimin e Kuvendit dhe kërkoi që deputetët të bëjnë testin e drogës, ndërsa komentuesit në rrjetet sociale i shkruanin atij se në Kuvend deputetët duhet të jenë më të gjatë se 1 e 60 centimetra. Kot edhe komentuesit, Kaçi ka hallin te profesorlliku, ju merreni me gjatësinë! Si shpjegohet kjo që bëjnë ata që të komentojnë ty Profesor?!

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *