Kush është “shefi i madh”? Përgjigja e Tahirit dhe fotot me Ramën në sallë

Ornela

Ka përfunduar pas rreth dy orësh seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa kjo e fundit pritet të japë vendimin final në orën 16:00.

Siç shkruan “Balkanweb” ish-ministri Tahiri ka shfaqur në sallën e gjyqit disa faqe të printuara të gazetave dhe portaleve, ku shfaqet me kryeministrin Edi Rama, duke dhënë arsyet, pse sipas tij, asnjëri nuk eshtë “shefi i madh”, siç del në përgjimet e Prokurorisë.

Ish-ministri ka thënë në gjyq se në kohën kur trafikantët në përgjime flasin për “shefin e madh”, ai ka qenë në Gjermani, në një takim me Komisionerin për Zgjerim, dhe me t’u kthyer’, ka shkuar në zonën e Dajtit, në një takim me Ramën dhe qeverinë.

Për këtë arsye, Tahiri ka thënë se përgjimi i Prokurorisë nuk qëndron dhe se nuk është ai “shefi i madh”, duke pretenduar se ka qenë në takime zyrtare.

“As unë dhe as Rama nuk mund të jemi ‘shefi i madh’, por në raport me politikën, sigurisht që ai ka qenë shefi im i madh”, ka thënë Tahiri para trupës gjykuese.

Më tej “BalkanWeb” shkruan se Tahiri përçoi edhe disa mesazhe të koduara, që duket se janë për anëtarët e qeverisë, teksa tha “nuk keni parë gjë akoma”, apo “nuk ka bir…”.

o.j/dita

 

Share This Article
7 Comments
  • O Saje qe e hengre derrin mac sdo men e kalem,perderi sa ameriqija dhe eruroqija ne cdo takim perserisin rezultatet per peshqit e medhenje e kryesisht gjygjin tend kaq mend duhet ti kesh qe kali qe kapet e shin lemin,megjithese nuk je thjeshte pa faj ne kete pune,boll makina jote subjekt trasporti trafiqesh nuk ta heq dot bashkepunimin

  • Revolucioni ha bijte e vet po besoj qe do sakrifikohen saimiri damiani beqja nikolla ahmetaj jane burg ja tha merkeli ja vlen per Integrimin. Po do ju meren leket. Po burgu mire.

  • Shko more plehre se e bete kete vend si ju do b… juve dhe nuk jepni llogari.
    Plehu Sali, dyshja Monika-Ilir, Lul karavidhja dhe Edi karagjozi dhe idioti, e keni te gjithe vendin ne burg.
    Kush tju fusi thuaj.

  • Tahiri po e thote troc qe shefi i madh eshte Ramuti, por te tere bejne sikur nuk e degjojne, dhe te gjithe e dine qe Ramuti ja futi rrotat nen rrogoz dhe e beri Tahirin kurban

  • Ta gezosh Edi Rama!
    e shikon TAHIRI, cun per se mbari, “peshku i madh” dmth “shef i madh” te tha.
    Te fala Briseides ….., apo ku qendron problemi ketu?

  • Tahiri e hëngri për integrimin, një çik vonë por Edi Rama ka çfarë të prrallis para europianëve për luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me ish ministrin e brëndshëm në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *