Kush është shqiptari me shqiponjën në fytyrë

Elton Tafaruci

Besmir Limani është djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, ndërsa për imazhin e tij si tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare flet e gjithë media sportive evropiane.

Një rrëfim ekskluziv për portalin Drini.mk, Besmir Limani tregon emocionet e tij mbi këtë situatë, duke theksuar se ai bën gjithcka që ndjen për kombëtaren shqiptare, ndërsa promovimi mediatik është një vlersim i cili e bën të ndihet mirë.

“Sot jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek çdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi.

Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenare është kthyer në një traditë për mua në çdo ndeshje të kombëtares.

Atë e realizoj vetë dhe për ta bërë në mënyrën më të mirë humbas rreth 5 orë para pasqyrës duke shfrytëzuar ngjyrë speciale. Nuk duhet të zhgënjehemi kurrë, djemtë tanë e kanë kryer misionin, tani vetëm duhet të festojmë promovimin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit, të tregojmë vlerat tona kulturore fillimisht pastaj edhe ato sportive”,- tha ekskluzivisht për “Drini.mk”, Besmir Limani

Faqet ndërkombëtares sportive si ajo zyrtare e UEFA-së, “EURO 2016”, media si BLICK, media franceze, gjitha mediat shqiptare ne Kosove, Shqiper, Maqedoni dhe të tjera tashmë qarkullonë foton me fytyrën e vizatuar të Besmir Limanit.

11224362_1691704921083084_8113441211516200374_n

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *