Ai u dëbua me urgjencë pak ditë më parë nga Gjermania nën dyshimet se është i lidhur me elementë ekstremistë. Por tani jeton në Kosovë dhe nuk ka asnjë të dhënë që mund ta lidhin të riun me të ashtuquajturin terrorizëm islamik.
Ditën e enjte, ai u dëbua nga Munihu bashkë me 41 persona shqiptarë që iu ishte refuzuar kërkesa për azil. Gjatë ditës së hënë, gazeta gjermane Bild.de bën të njohura të dhëna shtesë rreth 23-vjeçarit, madje ajo boton edhe fotografi. Bëhet fjalë për Resim.K., nga Prizreni.
Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, duke dashur që të mos përmendë as inicialet e këtij shtetasi, deklaroi: “Megjithëse për këtë person deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë për ndonjë vepër, por nga pikëpamjet tona na është dukur e nevojshme ta depërtojmë menjëherë”.
Po kush është simpatizanti i rrezikshëm i ISIS-it?
Ai quhet Resim. K. dhe vjen nga Prizreni, një qytet në jug të Kosovës, i cili ka 176 mijë banorë. Gjashtë vjet më parë ai u largua nga shtëpia dhe iku për në Cremona, një qytet i vogël në veri të Italisë, shkruan bild.de.
Gazeta gjermane shkruan se Resim. K. në rrjetet sociale festonte sulmet terroriste mbi revistën satirike “Cahrlie Hebdo”, të cilat ndodhën në janar në Paris, ku mbeten të vdekur 11 persona, ndërsa deklaronte se dëshironte të sakrifikohej për “nder të profetit”. Sipas gazetës, ai kishte kontakte edhe më imamin kontrovers nga Gjermania Pierre Vogel, i njohur për ligjëratat ekstremiste, me të cilin edhe është fotografuar.
Këto përkrahje shtyn gjyqësorin italian që të bie në gjurmët e tij. Hetuesit gjeten tek ai dokumente false dhe armë zjarri. Mediat italiane si “Il Giornale” kishin raportuar se ai ishte në kontakte për t’ iu bashkuar edhe ISIS-it në Siri.
Italianët e depërtuan jashtë shtetit dhe ai udhëtoi në rrugë të fshehta të shteteve të Ballkanit deri sa arriti në Gjermani.
Policia gjermane ra në gjurmët e tij përmes faqes në Facebook dhe pasi e arrestoi, e dëboi për në Kosovë.


Resim hej? Shume flet ky emer dhe per racen prej nga vjen. Aha, e ka fajin Serbia e Janullatis.
paska dale ne foto edhe me gjermanin me gomar sot per sot!