Ish kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg, sapo është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Stoltenberg ka qenë dy herë kryeministër i Norvegjisë (2000-2001 dhe 2005-2013) dhe vjen nga një dinasti e fuqishme politike. Babai i tij, si dhe anëtarët e tjerë të familjes, janë të pranishëm në politikën norvegjeze për dekada të tëra.
Shefi i ri i NATO-s kaloi fëmijërinë e tij në Beograd, pasi babai i tij, Thorvald Stoltenberg, për një kohë ishte i dërguari i OKB-së për arritjen e një paqeje në ish-Jugosllavi, ndërsa në vitin 1960 u emërua sekretar i parë i ambasadës së Norvegjisë në Beograd.
Stoltenberg thotë se nuk është ateist, por as nuk i takon ndonjë religjioni. Beson se ekziston “diçka më shumë se njerëzimi” dhe pranon se ka pirë marihuanë në rininë e tij.
Gjatë një vizite zyrtare në Beograd në tetor të vitit 2007, ai tha se kishte kaluar një fëmijëri të lumtur në kryeqytetin serb. Përveç shtëpisë ku u rrit në Dedinje, vendi i tij i preferuar është Kalemegdani, ku mësoi të bëjë ski.
Stoltenberg ka marrë këtë detyrë në mes të krizës së Ukrainës, të cilën paraardhësi i tij, Rasmussen, e quajti “sfida më e madhe e sigurisë që prej Luftës së Ftohtë”.
Si kryeministër i Norvegjisë nga Partia e Punës, Stoltenberg ka nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë me Rusinë dhe ka krijuar lidhje të forta me presidentin rus, Vladimir Putin.
Analistët kujtojnë se Stoltenberg, gjatë qëndrimit në postin e kryeministrit norvegjez përfundoi me sukses një mosmarrëveshje çerekshekullore me Rusinë rreth detit Barents.
Por, si sekretar i Përgjithshëm, Stoltenberg tani do të duhet të jetësoj planin e veprimit që u miratua muajin e kaluar në samitin e NATO-s në Uells.
Plani përfshin një prani të dukshme të NATO-s në vendet që kufizohen me Rusinë dhe krijimin e një njësie të veçantë për ndërhyrje të shpejtë, që nga Rasmussen u quajt “grusht i hekurt i NATO-s”.

Po perse i merrni nga shtypi iBeogradit lajmet, o te uruar. Mund te beni nje paraqitje me te mire vete
Kam shumë besim te z. Stoltenberg,ish kryeministër norvegjez. Kur ishte kryeministër,para 2-3 vjetésh erdhi në një mbledhje të Euromil(organizata paneuropiane e ushtarakëve) në Suedi dhe aty u shfaq përkrahës aktiv i një statusi ligjor të njëllojtë për të gjithé ushtarakët europianë? Kishte ardhur bashke me kryegjeneralin e vet!? Ne jemi vënd antar i natos dhe trajtimi ligjor i ushtarakëve tane është për faqe të zezë,jo vetëm i pakrahasueshëm me asnjë vend aleat por dhe me ata të afrikës se sterrosur!? Pale të bësh fjalë për pjesemarrjen e ministrave në mbledhjet e organizatave e shoqatave te ushtarakëve,-asqë ju shkon dhe as e kanë ndërmend!!?? Urime z. Stoltenberg ! (ky mbiemër me kujton mbiemrin e atentatorit te hitlerit-film). Tung!
@@@@ Kam shumë besim te z. Stoltenberg,ish kryeministër norvegjez. Kur ishte kryeministër,para 2-3 vjetésh erdhi në një mbledhje të Euromil(organizata paneuropiane e ushtarakëve) në Suedi dhe aty u shfaq përkrahës aktiv i një statusi ligjor të njëllojtë për të gjithé ushtarakët europianë? Kishte ardhur bashke me kryegjeneralin e vet!? Ne jemi vënd antar i natos dhe trajtimi ligjor i ushtarakëve tane është për faqe të zezë,jo vetëm i pakrahasueshëm me asnjë vend aleat por dhe me ata të afrikës se sterrosur!? Pale të bësh fjalë për pjesemarrjen e ministrave në mbledhjet e organizatave e shoqatave te ushtarakëve,-asqë ju shkon dhe as e kanë ndërmend!!?? Urime z. Stoltenberg ! (ky mbiemër me kujton mbiemrin e atentatorit te hitlerit-film). Tung!