Letër e nënshkruar,
Vasil Th.
E respektuara DITA! Menjëherë pas zgjedhjeve të 21 qershorit doli në konferencë shtypi tersi i Tropojës dhe gjithë Shqipërisë dhe bëri thirrje të mos njihen zgjedhjet që u bënë “nën terrorin e dyshes Rama-Meta” e broëkulla që s’i hanë as fëmijët e kopshtit. Sigurisht, qëllimi është destabilizimi i vendit. Përgjigja iu dha nga OSBE-ODIHR, që vlerësoi zgjedhjet normale dhe hap përpara. Të shkruash për dëmet që i ka bërë popullit ky bolshevik i pandreqshëm, duhen netë të tëra. Por mjafton thënia e një tropojani para katër vitesh në Kamëz: “Mirë o zot e bëre thi, po pse e bëre Sali?” Edhe dy fjalë për pozitën. Reformat janë në rrugën e duhur, por administratën ta vërë në pozita pune ëpr t’i shërbyer popullit. Dhe kryesorja, reforma në drejtësi duhet të fillojë pa vonesë. Së fundi, unë jam i mendimit se parlamenti duhet të jetë em 100 deputetë dhe presidenti të zgjidhet nga populli.
