Kush është vepra e parë e baletit në Shqipëri?

redaktor

E nderuar lexuese! Vepra e parë në skenën e baletit shqiptar është “Halili dhe Hajria”, vepër e kompozitorit Tish Daija. Për herë të parë është vënë në skenë në Teatrin e Operës dhe Baletit në vitin 1963. Subjekti pasqyron qëndresën e malësorëve kundër pushtimit otoman në Shqipërinw e shekullit XVIII. Përdorimi i elementeve karakteristike të valleve dhe të muzikës popullore instrumentale, ashtu dhe i formave të njohura muzikore e koreografike të baletit klasik, i japin baletit origjinalitet. Në vitin 1973 u luajt për të njëqind e pesëdhjetën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë. Vepra hodhi baza për krijimin e një tradite kombëtare në balet.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *