Kush është votuar t’i bëjë reformat?

redaktor

Dërguar me SMS

në 0689073730

 

Përshëndetje Dita! Reformën në drejtësi e bëjnë ata që janë votuar për të qeverisur dhe për të ndëshkuar Berishën. Në 23 qershor populli votoi që të qeverisin Edi Rama dhe Ilir Meta. Me të mirat dhe të këqijat e veta ky është verdikti.

Të gjitha përpjekjet për të prodhuar vendime jashtë këtij verdikti bien ndesh me vullnetin e shumicës së shqiptarëve. Nuk ka logjikë tjetër për reformën në drejtësi dhe reformat e tjera.

Aaaa, nëse dikush është lodhur nga qeverisja dhe do që t’ua delegojë detyrimet e tij karshi elektoratit, palëve të treta, qofshin këta dhe ambasadorët, atëherë duhet të dalë para popullit dhe të thotë: Unë nuk mundem.

Pas kësaj bëhen zgjedhje të reja dhe votohet bazuar tek ofertat politike të reja. Kjo është demokracia. Nëse disa nuk e kanë kuptuar, nuk është faji i të tjerëve që duan jetë të qetë për 4 vite pasi kanë votuar një herë për këtë. Respekte z. Thano dhe stafit të gazetës më fisnike në treg!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *