Kush është vrasësi që hapi zjarr ndaj forcave RENEA në Vlorë

Ornela

Mëngjesin e sotëm, një skenar hollywood-ian filmash aksion u zhvillua në qytetin e Vlorës.

47-vjeçari Xhevahir Jonuzi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Xhevahir Jonuzi ishte në listën e 8 personave me rrezikshmëri shumë të lartë në qarkun Vlorë të shpallur në këkrim.

Lista me 8 emra prëbëhej nga Sokrat Ruda, Gëzim Memeti, Apostol Bucaj, Dritan Rexhepi, Gazmend Nebiu, Nexhip Rexho, Xhevahir Jonuzi dhe Pali Gjergji.

Për tre prej tyre është dhënë dënimi burgim i përjetshëm, ndërsa pesë të tjerët janë dënuar me nga 25 vjet burg.

Sot forcat RENEA ndermoren një operacion për arrestimin e tij.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *