Erion Ylli emërohet zv.drejtori i televizionit më të madh në vend, Top Channel.
Nëpërmjet një emaili zyrtar është lajmëruar sot administrata e Top Channel për emërimin e zv.drejtorit të televizionit.
Ylli ka qenë për një kohë të gjatë shofer i Dritan Hoxhës dhe pas vdekjes së tij ka shërbyer si shofer dhe krahu i djathtë i zonjës Hoxha.
Pasi Vjollca Hoxha u emërua nga bordi drejtues, administratore e televizionit, nisi ndryshimet në administratë, njëri prej më të rëndësishmeve është emërimi i zëvendësit të saj, që do të mbulojë edhe prodhimin në televizion.
Këtë pozicion më parë e ka mbuluar Skerdi Drenova, për një periudhë pothuaj 10-vjeçare./dritare


Bravo Topi! Duke emeruar te tille tipa, edhe pak edhe do perfundoje si TV Shijaku…
Mos behet fjale per TOP SERVICE per makina?! 😉