Kush fiton pak, rrezikohet nga tensioni i lartë i gjakut. Një studim i kryer kohët e fundit thotë se ata që fitojnë më pak janë më të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut se ata që fitojnë më shumë. Rreziku shtohet nëse këta persona janë punëtore gra apo burra të moshës 25-44 vjeç.
Studimi është kryer nga Universiteti i Kalifornisë, i cili ka analizuar faktorët e riskut të patologjisë së mësipërme në të paktën 6500 familje, duke vëzhguar vetëm punëtorët e moshës mes 25 dhe 65 vjeç, të mbajtur nën mbikëqyrje përgjatë 7 viteve. Studimi kërkimor është publikuar në European Journal of Public Health.
