Kush fshihet pas tyre? Dalja brenda muajit prill e dy “non pejpërve” për rivizatimin radikal të kufijve në Ballkanin Perëndimor, e rastit apo fushatë e orkestruar?

redaktor

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Në diplomaci nuk ka rastësi veprimi apo qëndrimi. Dalja brenda muajit prill e dy “non pejpërve”, (letra jozyrtare) për rivizatimin radikal të kufijve të shteteve në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm që nuk është e rastit, por përbën një fushatë të orkestruar.

Së pari, të dy non-pejpërat kanë objekt rihapjen e konflikteve midis shteteve në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet shkëputjeve apo shkëmbimit të territoreve.

Së dyti, të dy non-pejpërat u publikuan njëri pas tjetrit në Ballkanin Perëndimor ose në ish-Jugosllavi, njëri në Ljubjanë dhe tjetri në Prishtinë.

Së treti, të dy non-pejpërat në mënyrën më të qartë të lexueshme merren me ish-Jugosllavinë dhe fjala “Ballkan apo Ballkan Perëndimor” e përdorur në tonë është një eufemizëm neojugosllav. Në një parametër të përbashkët ato kërkojnë rindezjen nga e para të krizës dhe luftrave në ish-Jugosllavi.

Së katërti, në të dy non-pejpërat kemi si objekt prishjen e shteteve, që dolën nga ish-Jugosllavia, prishjen e shtetit të Bosnje-Hercegovinës, të shtetit të Kosovës, të shtetit të Malit të Zi dhe të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Së pesti, të dy non-pejpërat i kundërvihen në mënyrë flagrante dy parimeve qëndrore të Perëndimit në trajtimin e prishjes së Jugosllavisë.

Parimi i parë është që kufijtë e shteteve, që dolën nga federata Jugosllave, do të jenë kufijtë administrativë, që ata kanë patur në atë federatë. Parimi i dytë perëndimor, i sanksionuar edhe me rezolutë të KS të OKB, është që asnjë nga shtetet që dolën nga ish-Jugosllavia, pra as Serbia, nuk është trashëgimtare e Federatës Jugosllave, dhe të gjithë ato shtete u pranuan në OKB si shtete të rinj.

Tani non-pejpërat duan të trazojnë ujrat dhe ta kthejnë në gjendjen e luftrave të përgjakshme të viteve 1991-1999 dhe t’i bëjnë çorap shtetet dhe rajonin, duke nxitur shtetet ish-jugosllave që të mos pranojnë kufijtë ekzistues zyrtarë, por të përleshen prapë me njëri-tjetrin.

Së gjashti, megjithëse në mënyrë tinzare iu faturua autorësia e planeve të non-pejpërve qeverisë së Sllovenisë dhe diplomacisë së Gjermanisë dhe të Francës, askush nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej vërejtjes së thjeshtë se përse Gjermania dhe Franca kishin nevojë t’ia çonin në kutinë e postës së mediave periferike të shteteve të vegjël ish-jugosllave idetë e tyre të reja diplomatike dhe nuk gjenin dot media gjermane dhe franceze me qarkullim europian dhe botëror për të lëshuar ballonat e provës.

Veç kësaj, askush nuk ishte në gjendje t’i përgjgjej vërejtjes tjetër të thjeshtë se si ishte e mundur që Gjermania dhe kancelarja e madhe Merkel, kundërshtarët kryesorë të vendosur të idesë serbo-ruse të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, dolën tani befas për prishjen e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve në gjithë hapësirat jugosllave.

Faqja e parë DITA, 05 maj 2021

Pas gjithë këtyre nuk mund të mos shkosh tek udhërrëfimi i vjetër i latinëve të mençur, që e shpjegonin thjesht se për të gjetur rrënjët e një fenomeni apo ngjarje duhet pyetur se kush përfiton. Pra kush përfiton nga një plan diabolik për prishje shtetesh dhe kufijsh në rajon dhe nga grishje të shteteve ballkanike për luftra të marrjes apo të mbrojtjes së territoreve.

E parë në kuadrin e tërësishëm të përpjekjeve, intrigave dhe të prirjeve të hapura dhe subversive, që po zhvillohen në territoret e asaj që dikur quhej “Jugosllavi”, del shumë e qartë se përfituesit e një katrahure të re të përgjakshme në Ballkanin Perëndimor apo në Jugosllavinë e re, do të ishin dy shtete: Rusia dhe Serbia.

Natyrisht bota demokratike dhe shtetet e fuqishme demokratike, SHBA, NATO, BE, etj. kanë potencialet e duhura për të ndalur çdo lloj aventure apo udhëheqës aventurier ballkanik, që do të tentonte ndonjë zbatim sado ëndërrimtar të planeve diabolike të prishjes së shteteve dhe rindezjes së luftrave ish-jugosllave. Por Rusia dhe Serbia synojnë të shkaktojnë trazira me duart e vetë ballkanikoperëndimorëve, ndaj shpërthyen non-pejpërat e zinj njëri pas tjetrit.

Nuk është rasti që pas daljes se dy non-pejpërave presidenti serb Vuçiç u krekos dhe mori guximin në 28 prill t’i dalë hapur kundër qëndrimit të SHBA për njohjen reciproke, duke deklaruar se “Kosova as duhet të ëndërrojë se Serbia do të pranojë njohjen e pavarësisë së saj”. Madje në stilin e megallomanisë millosheviçiane Vuçiç ironizoi faktin që rrjeti i mirënjohur amerikan “Netflix” përfshiu Kosovën në listën e shteteve që përfitojnë shërbimin e tij, dhe iu drejtua Kosovës: “Çfarë ju duhet OKB dhe Interpoli? Shifni filma dhe luani me top”.

Fushata diplomatike e non-pejpërave ka dy qëllime strategjike. Së pari, të prishë klimën dhe orientimin euroatlantik të shteteve që dolën nga ish-Jugosllavia duke i nxitur ata në makthet nacionaliste dhe mitet folklorike të shteteve të mëdha nëpërmjet prishjes së kufijve dhe grabitjes së territoreve të njëri-tjetrit. Së dyti dhe kryesorja t’i kundërvihen vendimit dhe qëndrimit të qeverisë amerikane të presidentit Xho Bajden për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet njohjes reciproke midis tyre si dy shtete sovrane.

Qeveria e re amerikane në vitin 2021 shënoi një kthesë të rëndësishme dhe një kuadrim të ri të dinamikës së normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Qeveria e re amerikane përcaktoi vijën e re të “qendërzimit të dialogut Serbi-Kosovë në njohjen reciproke”, çka përbën një revolucion në mendimin diplomatik dhe në zgjidhjen përfundimtare të dialogut, që ka hyrë në dekadën e dytë.

Pas shpalljes se dy non-pejpërave diversivë, në 28 prill zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Ned Price përsëriti edhe një herë vijën e re të dialogut Serbi-Kosovë, të përcaktuar nga presidenti amerikan Bajden në muajin shkurt të këtij viti dhe nga sekretari amerikan i shtetit Blinken në muajin mars të këtij viti se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës, që zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e BE, duhet të qendërzohet në çështjen e njohjes reciproke midis dy shteteve finje.

Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit deklaroi se “SHBA janë gati të mbështesin punën për një marrëveshje normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë të qendërzuar në njohjen reciproke”. Është një hartë e qartë diplomatike, e cila ngriti alarme dhe mobilizime shtetërore në Rusi dhe në Serbi. Rusia dhe Serbia janë strategjikisht kundër normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve fqinjë ballkanike nëpërmjet njohjes reciproke.

Rusia dhe Serbia refuzojnë këtë normalizim, sepse të dy shteteve u intereson vazhdimi dhe mbajtja ndezur e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës. Moskës i intereson t’i shtyjë urat e zjarrit të atij konflikti, që i lejon të përdorë Serbinë si instrument të ndërhyrjes dhe të influencës ruse në Ballkanin Perëndimor. Serbisë i intereson ngrirja e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, sepse ajo nuk ka hequr dorë nga plani i madh shovinist serb i rikthimit të hegjemonisë së saj në federatën e re jugosllave, që quhet Ballkan Perëndimor.

Ndaj Rusia dhe Serbia nxitojnë që të krijojnë klima bllokuese dhe stuhi diplomatike zjarrvënëse për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe për gjithë rajonin. Rusia dhe Serbia e ndërmorën këtë fushatë non-pejpërash me një objektiv të qartë të kundërshtimit të aksionit diplomatik dhe kursit të qeverisë së re amerikane për dialogun dhe për Ballkanin.

Në funksion të kësaj strategjie u lëshuan si predha diplomatike njëri pas tjetrit dy non-pejpërat e provokimit diplomatik serbo-rus. SHBA, BE, NATO, Gjermania, Franca dhe shumë shtete të rajonit i hodhën poshtë menjëherë non-pejpërat provokuese, duke i dënuar me terma të ashpra si përpjekje të reja për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet prishjes së shteteve dhe të kufijve. Gjermania dhe Franca, për të cilat u aludua në mënyrë perfide si autorë të non-pejpërit të dytë të Prishtinës, e denoncuan zyrtarisht me shpejtësi si një njoftim të rremë. E përgënjeshtroi edhe qeveria sllovene autorësinë e non-pejpërit të parë. Vetëm Moska nuk i dënoi non-pejpërat, që bëjnë thirrje për prishje shtetesh dhe kufijsh.

Moska nuk i dënoi, sepse për shtetin dhe diplomacinë ruse një zjarr i ri ballkanik është një rast i artë për të dalë Rusia në rol protagonisti në Ballkan dhe për të marrë një copë më të madhe influence, se sa vetëm Serbinë dhe “serpska repubblikën”, që ka tani.

Në kulmin e kësaj fushate diplomatike antiamerikane, antieuropiane dhe antiballkanike, për plane me prishje shtetesh dhe kufijsh, Rusia përuroi në Beograd në 30 prill “Qendrën ballkanike të Rusisë”, si nismë e parlamentit të Rusisë dhe që drejtohet nga Kostantin Zatulin, zëvendëskryetar i parë i Komitetit të Dumës shtetërore ruse për organizatën e “Komonuellthit të shteteve të pavarura”, e krijuar nga Moska me 11 shtete ish-republika të Bashkimit Sovjetik. “Qendra ballkanike e Rusisë” në Beograd është një mekanizëm i ri i diplomacisë dhe shërbimeve sekrete ruse për krijimin e turbullirave të reja në shkallë ballkanike.

Kaq e rëndësishme është për diplomacinë ruse në situatën e tanishme veprimtaria e “Qendrës ballkanike të Rusisë” në Beograd, sa që ministri i jashtëm Sergej Lavrov i dëroi një letër të posaçme përshëndetje themelimit të saj.

Në fjalën e rastit ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Bocan-Harçenko, deklaroi se “Qendra ballkanike e Rusisë” në Beograd do t’i japë përgjigje intelektuale dilemave që ngrihen para Serbisë dhe Ballkanit që të jenë me Rusinë apo me BE dhe Perëndimin. Kryetari i bordit të “Qendrës ballkanike të Rusisë” Zatulin doli më hapur për ambiciet e kësaj qendre ballkanike të Rusisë, duke deklaruar se “Serbia ka plagë të pashërueshme lidhur me Kosovën dhe rënien e Jugosllavisë dhe ne kemi histori të ngjashme me rënien e Bashkimit Sovjetik.

Fati i Serbisë varet shumë nga fati i marrëdhënieve me Rusinë”. Formula e përbashkët diplomatike dhe strategjike e trajtimit të humbjes gjeopolitike të Serbisë me rënien e Jugosllavisë dhe të humbjes gjeopolitike të Rusisë me rënien e Bashkimit Sovjetik, është intonim i ri i bashkëpunimit të Rusisë dhe Serbisë në rajonin e Ballkanit. Kjo do të thotë se Serbia, ashtu si Rusia, po kërkon ribërjen e federatës jugosllave, ku Beogradi sundonte me dorë të hekurt.

Se Serbia ashtu si Rusia po synojnë që të rikthejnë në një formë apo tjetër hartat e federatave të mëparshme. Serbia po kërkon ta ribëjë me projektet diplomatike dhe subversive të rikrijimit të Jugosllavisë së vjetër, përfshirë dhe vulëhumburën Shqipëri brenda saj.

Rusia dhe Serbia po intensifikojnë përpjekjet për të sabotuar aksionin diplomatik amerikan të zgjidhjes përfundimtare të çeshtjes së normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës me njohjen reciproke. SHBA afishuan këtë vijë të rëndësishme diplomatike në prag të rihapjes së dialogut midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Është një mesazh i madh dhe dritëdhënës për veprimin diplomatik të qeverisë së re të Albin Kurtit. Platforma e re e bisedimeve të kësaj qeverie me qeverinë e Serbisë duhet të ndërtohet mbi bazën e qendrimit amerikan të “qendërzimit të dialogut në njohjen reciproke midis dy shteteve”.

Qeveria e re e Prishtinës duhet të ndahet nga mendjet e mykura neojugosllave të paraardhësve dhe të këshilltarëve jugosllavë, që i vërtiten rreth saj me hashashin e tezave proserbe, që e torolitën dialogun mbi dhjetë vjet në karuzelin serb të çeshtjeve teknike. Jo rastësisht zëdhënësi i departamentit të shtetit Ned Price në 28 prill parashtroi kërkesën që dialogu të trajtojë çështjet politike, ku çeshtja e parë dhe e fundit është njohja reciproke.

E kam theksuar me qindra herë në analizat dhe në librat e mij, qysh kur nisi dialogu e deri më sot, se çështja themelore duhet të jetë njohja reciproke midis dy shteteve dhe pastaj dy shtetet të diskutojnë çeshtjet e hapura midis tyre. Të gjitha tezat serbe, që kanë qarkulluar në Prishtinën politike me gojën e neojugosllavëve shqiptarë, se nuk na duhet njohja,se na duhet vetëm ulsja në OKB, se mund të shkëmbejmë territoret, se mund të shkojmë në KS të OKB, dhe të tjera idiotizma diplomatike antishqiptare, kanë dështuar vetëm nga ndihma e SHBA.

Qeveria e re e Kosovës duhet të qendërzojë dialogun, ashtu siç na mësojnë amerikanët, te njohja reciproke midis dy shteteve. Devijimet e tjera janë në favor të Serbisë dhe nuk i shërbejnë pavarësisë së Kosovës.

Duhet të kujtohet se kjo qe praktika edhe me shtetet e tjera ish-jugosllave, pavarësinë e të cilave refuzonte Serbia ta njihte. U vendos në fillim njohja reciproke si shtete në Dejton dhe pastaj vazhduan palët bisedimet për ndarjen e pasurive jugosllave, për të zhdukurit e luftës, për regjistrat kadastrale, etj.

Prishtina duhet të ketë vetëm një numër telefoni për dialogun, atë të Uashingtonit. E duam shumë dhe e respektojmë BE, por ajo nuk është akoma një numër unik telefoni. Brenda saj ka disa zëra proserbë dhe prorusë. Nuk duhet harruar se dy diplomatët kryesorë të BE, të ngarkuar me dialogun, janë nga dy shtete që nuk e njohin Kosovën.

Nuk del rastësisht provokimi diplomatik i shefit të politikës së jashtme të BE, spanjollit Borrel, i cili diskuton datën e bisedimeve Serbi-Kosovë për 11 maj vetëm me presidentin serb dhe kërkon ta vërë Kosovën në statusin e provincës për të cilën vendos metropoli serb. Qeveria e Prishtinës veproi drejt nga pikpamja diplomatike që nuk pranoi të shkonte në një takim për të cilin as nuk ishte konsultuar dhe as nuk kishte dhënë pëlqimin.

Kosova i ka borxh Amerikës çlirimin e saj dhe pavarësinë e saj. Harta rrugore diplomatike, që duhet të përdorë Kosova duhet të jetë vetëm harta amerikane, pavarësisht se cili është kryeqyteti ku zhvillohen bisedimet.

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Share This Article
28 Comments
    • Po te behet lufte kombi shqiptar do te dale me i fituari , sepse luften nuk do te bejme ne , por shtetet me te fuqishme te botes ndaj rjepacakeve Sllave , por deri atje nuk ka per te vajtur puna kurre
      Shpesh gazetarucet e kane quajtur Kurtin si te pa pjekur apo aventurier , por ne artikull ( cuditerisht me pare edhe autori Murati ka patur kete mendim ) del se ai eshte ne krahun e drejte te zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves , ka qene ai qe nuk pranoi zgjidhjen qe donte Trump I cili dukshem ishte ne favor te Serbise , prandaj Kurti te vazhdoje te kordinoje veprimet VETEM ME SHBA dhe boll me laviren Europe qe nuk zgjidh dot problemin e vaksinave te tyre dhe jo me me te tjera me te veshtira
      Diku Z Murati ka shkruar
      Se Serbia ashtu si Rusia po synojnë që të rikthejnë në një formë apo tjetër hartat e federatave të mëparshme. Serbia po kërkon ta ribëjë me projektet diplomatike dhe subversive të rikrijimit të Jugosllavisë së vjetër, përfshirë dhe vulëhumburën Shqipëri brenda saj.
      Kush ishte ne Shqiperi qe entuziasti per kete , me siguri na kujtohet reklamimi I liderit tone te perjeteshem Rama I cili nate e dite fliste per mini Shemgenin Ballkanik qe nga ana ekonomike favorizonte ekonomine Serbe , prandaj e mira eshte qe te thuhen ca te verteta edhe per keta lideret tane alla Esadiste
      Sa per deshiren e Serbise per të rikthyer në një formë apo tjetër hartat e federatave të mëparshme eshte nje utopi , sepse shtetet me te pasura qe dolen nga ish Jugosllavia sic jane Kroacia apo Sllovenia qe tashme jane ne BE as qe marrin mundimin ta marrin ne considerate

      • Ndryshimi i kufijve nuk eshte gje e keqe mor Shaban

        Biles ndryshimi i kufijve i sherben vetem Shqiperise, por ne kete rast edhe Serbia perfiton

        Pra eshte rasti i vetem ne historine tone Moderne ku interesat e Shqiperise dhe Serbise pepruthen , nqs behet korigjimi i kufijve

        Ne duhet te jemi te ndergjegjeshem, se Veriun e Kosoves nuk e marim dot kurre ,
        sepse ata serbe atje ne Mitrovice jane te betuar kunder nesh
        dhe kane edhe perkrahjen e Rusise e Serbise
        Ato politkat budallaqe te Kuritt se ” duke e zvaritur ne kete menyre serbet do lodhen dhe do pranojne autoritetine Kosoves, ” jane hajanlleqe me thes

        Ndaj ate vend atje ne nuk e marrim dot kurre.
        Mirepo ne te njejten kohe ne kemi shqiptaret tane ne Luginen e Presheves , te cilet jetojne ne Serbi

        Pra ne te dy keto Rajone ne nuk kemi asnje lloj ndikimi.
        dhe nqs behet shkembimi i Teritoreve te Lugines me Veriun e Mitrovices
        ne dalim te fituar , sepse marrim nje teritor qe nuk eshte i joni dhe
        humbim nje teritor qe duket sikur eshte i joni por ne fakt ,atje bejne ligjin serbet dhe nuk na pranojne neve aspak

        Pra eshte shume gje e mire te behet Shkembimi i ketyre dy teritoreve,
        vecse duhet bere me kush qe :

        1- Me shkembimin e ketyre teritoreve te largohen te gjithe serbet nga Kosova pa perjashtim dhe nuk do kete me enklava serbe
        2- Serbet nuk kane te drejt te kthehen me ne Manastire, kushdo qofshin ata serbe , prifterinj apo njerez te zakonshem

        3- Ne te njejten kohe me Shkembimin te behet Bashkimi i Kosoves me Shqiperine dhe Kishat e Manastiret serbe kalojne nen Juridiksoinin e Kishes Ortodokse Shqiptare

        Pra zgjuarsia jone ne Shkembimin e teritoreve me Serbine,
        eshte te fusim keto 3 Kushtet ne Mareveshje dhe keshtu dalim te fituar ,
        dhe mbyllet perfundimisht ky muhabet me Serbet

        Ose eshte Varianti tjeter i “shkembimit te Popullsive”

        Pra te gjithe serbet pa perjashtim qe jetojne ne Kosove , dhe ata ne Veri te Kosoves te shkojne ne Serbi,
        dhe Shqiptaret qe jetojne ne Serbi , ne Luginen e Presheves te vijne ne Kosove,

        Dhe Kosova te kete te drejten te Bashkohet me Shqiperine
        ndekraq qe Manastiret dhe kishat serbe te kalojne nen juridiksionin e Kishes Ortodokse Shqiptare

        Keto 2 Varjante duhet te aplikohen ne lidhje me Kosoven,
        ne menyre qe te mbyllet perfundimisht Konflikti me Serbine

        Pra Korigjimi i Kufijve o Shabe i sherben Shqiperise
        sepse pasi te perfudnoje ky muhabet me Kosoven ,
        politika Shqitpare
        mund te kerkoje pjesen Shqitpare ne Maqedoni duke u futur
        ne nje mareveshje me Bullgarine per ndarjen e Maqedonise

        Por politikanet shqiptare jane koqe kandari si ky Shabja,
        dhe shqiptaret qe jetojne atje ne Kosove nuk kane tru te mendojne per te ardhmen, me gjakftohtesi dhe larg-pamesi
        por mendojne si Albini, ” qe ta shtyjme se keshtu do lodhen serbet dhe do pranojne qeverisjen tone”

        • Per Rajmond Vlonjatin
          Nese Kosava do ta jape Mitrovicen atehere ajo mbetet pa resursin me te madh per tu zhvilluar ekonomikisht ,nese shkembehet me luginen e Presheves eshte njesoj sikur shkembejme arin me morrat , por nuk e besoj se do te jete dakord edhe SHBA , sepse te mos jemi naive se lufta u be thjesht per arsye humanitare , ne cdo lufte qe ben SHBA , ne themel ka edhe arsyet ekonomike dhe ne Kosove me te rendesishme se Mitrovica ne aspektin ekonomik nuk e besoj se ka ndonje rajon tjeter , ndersa shkembimit te popullsive i ka kaluar koha dhe nuk e besoj se eshte opsion qe e merr kush ne konsiderate , sepse nese ndodh ne Kosove atehere do te krijohet precedent per te tjera rajone shume te nxehta Perendimi ka ne themel bashkejetesen etnike dhe jo pastrimin etnik
          Tani me ardhjen e Biden Kosova ka nje aleat qe duhet ta shfrytezoje ne maksimum dhe sa me shpejt

          • Kete Opsionin e shkembimit te Popullsive e hodhi edhe Shesheli,

            Dhe ndoshta duhet te hidhet ne tryeze ky opdion, aq me teper qe ju sherben shqiptareve
            sepse ai rajon nuk mund te ngelet ashtu per gjithmone
            Mjafton qe te gjendet nje zgjidhje….

            Si e menodni ju qe ai rajon te ngelet ashtu pergjithmone..?

          • O Rajmond, e ke rregulluar rajonin brenda territorit shqiptar, dhe po ngrihesh te rregullosh rajonin brenda territorit serb.
            Ku i gjen keto brockulla, pash zotin

          • O Mirel po flasim oer Kosoven , jo per Rajonin
            Kosova esht gjysm e Shqiperise dhe politikanet shqiptare nga dy anet e kufirit duhet te dalin me nje zgjidhje

            Nuk mund te ecet me mendimin ta shtyjme keshtu sic eshte se kemi American

            Ajo ceshtje duhet zgjidhur se nuk ka kuptim kur atje ne Veri te Mitrovices autoriteti i shtetit te Kosoves eshte zero

            Pastaj ka dhe dicka te ardhmes nuk i dihet kurree dhe eshte ne interesin e Kosoves te mos kete asnje serb ne Kosove

            Ndaj duhet gjetur nje zgjidhje me shkembim Territori apo me shkembim popullsie te pargohen fjithe serbet nga Kosova

          • Dritan !

            Po tani e ke Veriun e Mitrovices ti ? Se atje nuk eshte autoriteti i shtetit te Kosoves ne Veprim.

            Mirepo perderisa tani atje nuk vepron shteti i Kosoves, atje nuk ka per te vepruar kurre shteti i Kosoves,
            sepse EU dhe Amerika ne kete rast,
            mbrojne Minoritetin serb dhe nuk do ju lejojne te futeni atje,
            sepse Serbia ka EU me vete , ka edhe Lobin serb te Amerikes qe ndikon ne Politiken Amerikane

            Dhe duhet te dish nje gje, qe megjtihse iku Trumpi i cili ishte pro Serbise,
            ai do vije prape , sepse ka shumicen e Amerikaneve te Bardhe me vete

            Dhe edhe qns nuk vjen Trump, do vije nje i djathte tjeter qe do te jete nen ndikimin e Lobit Serb,,sepse Lobi serb eshte shume i fuqishem ne Amerike
            dhe ata do ndikojne tek e Djathta Amerikane nepermjet njerezve te Trump

            Keshtu qe kur te vije ndonje i Djathte ne krye te Amerikes , ai do ti japi AUtonomi teritoriale Veriut, pasi serbet atje nuk pranojne te jetojne me Shqitparet

            Ne kete menyre ju do humbni edhe Veriun, ne menyre graduale dhe pastajedhe Luginen nuk e kerkoni dot

            Plus qe pastaj serbet do vahzdojne te kerkojne autonomi per enklavat serbe , per manastiret e tyre ne Kosove, .

            Ndaj eshte shume me mire per Kosoven , te beje Shkembimin e Teritoreve, ose te pOpullsise dhe ta mbylle ate ceshtje para se te vije ndonje President i Djathte ne Amerike

            Se politkanet Republikane ne Amerike nuk do merren me ju more
            gjithe jeten , se cdo gje ka nje kufi dhe sic thashe Republianet jane pro Serbise .Kjo u duk tani me Trumpin

            Ju duhet ti jepni nje zgjidhje ketij muhabeti, Nuk ecet sic ben Albini me te shtyre duke thene “Kufijte nuk ndryshohen”

            Edhe Bota do te thote : “oK kufijte nuk ndryshohen por Veriu do te kete AUtonomi teritoriale me vet -administrim, sepse populli atje nuk e pranon qeverisjen e Kosoves”
            Dhe ne kete menyre Veriu do shkeputet nga Kosova me butesi dhe ne nuk kemi ca ti bejme

  • Rishikimi i kufijve perkates, padyshim do te ishte nje e drejte e grabitur me dhune dhe pabesi nga fuqite e medha, persa i perket trojeve shqiptare. NE nuk na intereson per Bosnjen, Serbin apo Krocin e Sllovenin…!!Ne na intereson BASHKIMI I TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE.Ka ardhur koha per nje referendum.

    • Po ha e beme Referendumin dhe jemi dakort qe te Bashkohemi ,
      Mirepo kaq te fuqishem jemi ne qe te vendosim per Bashkimin tone ?

      Aty eshte EU qe nuk te lejon , ndaj duhet nje mareveshje me Serbine qe pastaj te behej Bashkkmi , sepse brenda Kosoves eshte minoriteti serb qe nuk pranon te bashkohet me Shqiperine

  • E falenderoj shume diplomatin Shaban Murati per kete informacion qe na jep ne lexuesve te rregullte te artikujve te tij…shume konciz dhe sqarues ndaj diplomacise Ruso-Serbe kundra Kosoves dhe vulehumbures Shqiperi.
    Nuk di cfare qendrimi do mbaje dhe do ndjeke qeveria e Albin Kurtit. Veprat do vertetojne Shqiptarizimin e qeverise te re.

  • z.Murati, ju lutem pranoni pergezimet per kete artikull. Me vjen keq vetem per konkluzionin tuaj ne paragrafin e parafundit. z.Kurti nuk ka bere aspak mire qe nuk shkon ne takimin e 11 Majit. Vjet ka qene Kryeminister per 50 dite dhe ka pas rastin ti kaloje te gjitha dokumentat e negociatave. Tash e ka marre detyren qe ne 22 Mars, pra nese do te kishte vullnet, mund te shkonte ne takimin e 11 Majit i pergatitur si ska me mire. Problemi i tij eshte qe nuk e ka prioritet pikerisht ate qe duhet ta kishte te tille. Keshtu qe jo ne 11 Maj por as ne 11 Dhjetor nuk ka shenja qe do perballet me Serbine per te arritur njohjen reciproke. Plus kesaj ne te shkuaren udheheqesit e Kosoves e kane treguar qartaz se ne rastin me te mire, nuk jane ne lartesine e kerkesave te kohes. Psh mjafton nje deklarate provokative e Vucic dhe ata te ndjehen te ofenduar dhe te mos marrin pjese ne takime rajonale. Per mendimin tim, pavaresisht kush i udheheq bisedimet apo cfare deklaron Vucic, Dacic apo kushdo shkja tjeter ne qeverine e Serbise, Kosova duhet te marre pjese ne cdo takim dhe ti rrije fort kerkesave te saj. Gazetat pro z.Kurti, kur i referohen diskursit te tij, flasin per “fjalim i fuqishem” apo “dritheroi eurodeputetet” apo “tronditi Serbine”. Ne fakt te gjitha keto qe permend media pro tij, ai ja ka bere Rendit Kushtetues te Kosoves. Deri me sot, me perjashtim te lejimit te kontrollit te veriut nga serbet, asnje veprim tjeter ska bere ne lidhje me Statusin. Eshte tashme nje fakt se Serbia prej tij, nuk eshte tut hic, perkundrazi.

  • Kush fshihet pas tyre? Ose – Duam gjurmet se Ujkun e shohim!
    Ore ti Shabo Murati, gazeta austriake derStandart nder me te medhate ne Europe publikoi se Rama me Vucic jane involvuar ne pazare per ndryshime kufinjsh!
    Zotrote ke fakte qe ja kundershton, apo ke zell per te gjetur gjurme kur Ujkun e ke para syve?

    • Shabja e harroi qe Ramuti e deklaroi me gojen plot qe e ka diskutuar me Vucic, dhe keshilloi Thacin te bente shpalljen e shkembimit ne FB.
      E harroi Shabka sesi Thaci filloi dhe i beri dhe Merkelit pordhe. Kur Merkel u shpreh se nuk duhet te kete idera te tilla, Thaci e beri pune te kryer. Keta lloj kermash kemi ne, dhe fajin e paskan perendimoret

  • Sai takon qëndrimit amerikan ata çdo herë flasin për një kompromis të dhimbëshëm dhe kujt doti dhem nga ky kompromis dihet kurse sa i takon se Kosova duhet të ketë vetëm nr e tel. të USA si spjegohet kur para një viti doli se mu USA kishte plane të dëmshme kurse Europa konstruktive mjafton të kujtohen qendrimet e Haradinajt këti qyski politikani dhe Kurtit ndaj Grenel dhe tjetra përse ende nuk thuhet se Kosova nuk ka kontroll teritori të brenshëm as ndaj fshatrave të banuar me serb e lere ma qytete kurse kontrolla kufitare është vetëm në jugë me Shqipërinë dhe një vend si Kosova ku jo vetëm nga të huajtë dhe Serbia por edhe nga 70%e vetë shqiptarëve argumentohet dhe pretendohet se u shkëput nga Serbia me forcë nga NATO ku mu Europa qe 20 vite po mohon në çardo mënyre sakrificat e Kosovës ku kulmi i gjithë kësaj fushate ishe raporti i D. Martit dhe deri te arrestimi i presidentit dhe kryeparlamentarit që aty të zyrtarizohet akuza se Kosova nuk kishte organizim çlirimtar por kriminal qfar pritet tjetër

  • O Shabe e ke të cekët gjykimin, si duket vitet bëjnë të vetën edhe kur thua “vulëhumburën Shqipëri!”
    Ende je në termat e decibaove të Zërit të Popullit.
    Kurti është i katapultuar si pjesë e megaprojektit Ruso-Serb për shtytjen e bisedimeve në pambarim derisa situata nderkombetare të bëhet më e favorshme në dobi të tyre. Po ky plan e izoloi Thaçin, që në fakt u tradhëtua nga administrata Trump.
    Po kështu plani kishte llogaritur që dhe në Shqipëri të vinte në pushtet klani Berisha-Meta që të varosej një herë e mirë çështja shqiptare, por kjo deshtoi.

  • E lexova analizen. Jam dakort me pjesen ma te madhe te saje.
    POR ketu ne kete analize mungon krejtesisht nji force tjeter politike e madhe, qe nderhyne randeshem ne problemet e Ballkanit ne pergjithesi:
    NDERHYMJA E SULLTANIT NEO-TURK-OSMAN REXHEP TAIP ERDOGAN.

    NUK EKZISTON EKUILIBRI I FORCAVE kur nuk merren parasyshe TE GJITHA FORCAT.

    Per kete arsy simbas mendimit tim KJO ANALIZE NUK QENRON.

  • Zigur Qarri,drogaxhiu Edvin D'Rama simboli vlerave të moralit "rilindas",Mohoi djalin e tij, Vrau Babain biologjik duke e akuzuar se i ka palluar Gruan. says:

    Dy non-pejpërat u publikuan njëri pas tjetrit në Ballkanin Perëndimor ose në ish-Jugosllavi, njëri në Ljubjanë dhe tjetri në Prishtinë, dhe në Prishtinë me porosi te Putinit dhe Aleksander Vuçiçit e dërgoi Edvin Escobar D’Rama,inisiatori “Mini Shengenit Ballkanik”.Përfituesit e ndarjes do të ishin dy shtete: Rusia dhe Serbia.Kristaq Rama (biresuar nga xhuxhi Vlash Rama) i biri Ahmet Zogut dhe i Veronika Kolombit,mbaroi Liceun Artistik “Jordan Misja” në degën e arteve figurative. Prej vitit 1951 deri 1954 ndoqi studimet e larta në Leningrad të Bashkimit Sovjetik dhe prej 1954 deri 1960 ka qenë student në Akademinë e Arteve të Bukura të qytetit rus.9Vite ne Rusi!
    “Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë:është kryeministri shqiptar Edi Rama”,
    Sonja Biserko.
    Bisedimet për ndarjen e Kosovës kan nisur që në vitin 2016 dhe pjesë e tyre ka qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe djali i filantropit George Soros,deklaroi Sonja Biserko,drejtuese e Komitetit të Helsinkit në Serbi.
    Sonja Biserko mendon se tërbimi i Vuçiçit kundër saj ka të bëjë me dështimin tani për tani të planit për ndarjen e Kosovës dhe me letrën e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova dërguar kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini, ku shprehet qëndrimi kundër ndarjes së Kosovës. «Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit , përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».Aleks Soros, është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiçit , Thaçit dhe Ramës.Si përkrahës të ndarjes së Kosovës Biserko ka përmendur Aleks Sorosin, të birin e filantropit George Soros. Biserko tha se Aleks Soros,që ka vizituar shpesh Kryeministrin Rama në Tiranë,është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiçit , Thaçit dhe Ramës. «Në këtë kontekst është interesant edhe Instituti East West, i cili ka dalë me qëndrimin se duhet treguar fleksibilitet ndaj Kosovës». Biserko tha ky aktivitet tani për tani është ndërprerë, por kjo nuk do te thotë se nuk do të ngjallet sërish. Biserko tha se Vuçiç ka pasur përkrahje të madhe nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por atij i mungon guximi për diçka të tillë, ndërsa për Thaçin nuk dihet si do të pozicionohet, sepse ndaj tij amerikanët mund të ndikojnë kur dhe si të duan, theksoi aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.Biserko tha se ka dy vite që në Bruksel nuk zhvillohen bisedime, për shkak se është hapur kanali që nën rrogoz flitet për ndarjen. «Këtë më së miri e kemi parë këtë pranverë kur morëm raportet e Ivan Vejvodës, Institutit EastWest, Jelena Miliqit, pastaj vizitat e shpeshta të Aleks Sorosit dhe të ngjashme. Për çka atëherë po flasin Vuçiç dhe Thaçi, këtë nuk e di askush. Aty është kyçur edhe Mogherini për shkak të ambicieve të saj personale. Në përgjithësi, kur e shihni në mënyrë të izoluar këtë dialog për Kosovën, tmerroheni sa njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm ka aty, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal. Papërgjegjësia dhe papjekuria e këtyre elitave është humbëse».Në pyetjen e «Vreme-s» se si e sheh ajo zgjidhjen e problemit të Kosovës, Biserko u përgjigj: që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithçka tjetër është humbje kohe. Që nga viti 2000 është investuar shumë në opsionin europian të rajonit dhe në anëtarësimin në NATO, dhe krejt kjo është bazuar në kufijtë ekzistues. Çdo ndryshim i tyre do të ishte shembje e Europës».

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • K edhe me shkurt, BE i erdhi veza me ballkanin perndimor, nje krijese aspak gjeografike, por politike, pas te ciles shikohen shtetet ku ka shumice apo pakice muslimane. BE kerkon ti rikrijoje keto shtete muslimane, qe pastaj ti rrethoje me fqinje te pranuar ne BE dhe keto dy shtete muslimane te mos pranohen kurre ne BE, dhe keshtu te rrethuars te falimentojne si shtete. Ky eshte thelbi I non paperve, qe shume te tjere nuk guxojne ta artikulojne.

  • Shume teza hidhen pa autor ne menyre qe te testohet situata , nuk eshte cudi qe edhe Franca me Gjermanine te kene gisht ne njeren nga non papers ( pampers me mire ) qe ne shume raste kur dalin nga Europa jane thjesht PAMPERSA , sepse pa rokin e SHBA jane thjesht bla bla bla deri tani SHBA ka folur Serbia te njohe Kosoven ky eshte thelbi dhe Kosova duhet ta shfrytezoje ne maksimum kete dhe sa me shpejt , ndersa vajtja e Kurtit ne Bruksel eshte thjesht nje humbje kohe dhe kortezi ndaj burokrateve Europiane
    Shpesh gazetarucet e kane quajtur Kurtin si te pa pjekur apo aventurier , por ne artikull ( cuditerisht me pare edhe autori Murati ka patur kete mendim ) del se ai eshte ne krahun e drejte te zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves , ka qene ai qe nuk pranoi zgjidhjen qe donte Trump I cili dukshem ishte ne favor te Serbise , prandaj Kurti te vazhdoje te kordinoje veprimet VETEM ME SHBA dhe boll me laviren Europe qe nuk zgjidh dot problemin e vaksinave te tyre dhe jo me me te tjera me te veshtira
    Diku Z Murati ka shkruar
    Se Serbia ashtu si Rusia po synojnë që të rikthejnë në një formë apo tjetër hartat e federatave të mëparshme. Serbia po kërkon ta ribëjë me projektet diplomatike dhe subversive të rikrijimit të Jugosllavisë së vjetër, përfshirë dhe vulëhumburën Shqipëri brenda saj.
    Kush ishte ne Shqiperi qe entuziasti per kete , me siguri na kujtohet reklamimi I liderit tone te perjeteshem Rama I cili nate e dite fliste per mini Shemgenin Ballkanik qe nga ana ekonomike favorizonte ekonomine Serbe , prandaj e mira eshte qe te thuhen ca te verteta edhe per keta lideret tane alla Esadiste
    Sa per deshiren e Serbise per të rikthyer në një formë apo tjetër hartat e federatave të mëparshme eshte nje utopi , sepse shtetet me te pasura qe dolen nga ish Jugosllavia sic jane Kroacia apo Sllovenia qe tashme jane ne BE as qe marrin mundimin ta marrin ne considerate i vetmi ngushellim per Serbine mbase do te jete republika Serbska dhe kjo do te sherbeje si karamele per te genjyer opinionin Serb per humbjen e Kosoves , ndersa Mali i zi dhe Maqedonia tashme ne NATO nuk mund te behen pjese e Serbise , pra i gjithe ky merak per rilindjen e ish Jugosllavise nuk ka logjike , por vetem bla bla , perendimi nuk mund te kthehet pas qe ti beje qejfin Rusise dhe te krijoje nje Jugosllavi nen sundimin e Serbise

  • Jo rastesisht dalja e kesaj analize diplomatike ne faqet e gazetes “Dita” perkon me fillimin e stervitjes ushtarake “Defender 21”. Megjithate, autori nuk na thote se cila force ushtarake ne bote do ta detyroje shtetin e Serbise te njohe shtetin e Kosoves. Analiza perfundon me keshillen qe “krushqia” serbo- kosovare te mbetet e “ngrire”, por kjo nuk tingellon diplomatike.

  • Shabë, je limon i shtrydhur. Sado që mundohesh të tregohesh si anti-rus në këto “analizat” e tua, ti e di shumë mirë se kush je. Jo më pak dimë ne të tjerët. E ke ngrënë para shumë kohësh lugën e çorbës së prishur. Tani vazhdo e shpreso se po kalon si pa u vënë re.

  • …“Serbia po kërkon ta ribëjë me projektet diplomatike dhe subversive të rikrijimit të Jugosllavisë së vjetër, përfshirë dhe vulëhumburën Shqipëri brenda saj”.
    “Të gjitha tezat serbe, që kanë qarkulluar në Prishtinën politike me gojën e neojugosllavëve shqiptarë, se nuk na duhet njohja,se na duhet vetëm ulsja në OKB, se mund të shkëmbejmë territoret, se mund të shkojmë në KS të OKB, dhe të tjera idiotizma diplomatike antishqiptare, kanë dështuar vetëm nga ndihma e SHBA”.
    “Prishtina duhet të ketë vetëm një numër telefoni për dialogun, atë të Uashingtonit. E duam shumë dhe e respektojmë BE, por ajo nuk është akoma një numër unik telefoni. Brenda saj ka disa zëra proserbë dhe prorusë. Nuk duhet harruar se dy diplomatët kryesorë të BE, të ngarkuar me dialogun, janë nga dy shtete që nuk e njohin Kosovën”.
    “Kosova i ka borxh Amerikës çlirimin e saj dhe pavarësinë e saj. Harta rrugore diplomatike, që duhet të përdorë Kosova duhet të jetë vetëm harta amerikane, pavarësisht se cili është kryeqyteti ku zhvillohen bisedimet”…
    Më SHQIP sesa kaq, çfarë duhet të thotë Ambasadori ynë i shquar Shaban Murati?!?
    Vetëm të marrë një shkop(në kuptimin fizik të fjalës), e të godasë njëherazi: Vulëhumburit e Tiranës, por edhe Neojugosllavët e Prishtinës!!!

  • Mendoj, qe ne radhe te pare Shqiptaret duhet te krijojne shtet! Shtet serios! E duam apo jo Serbine, per te gjitha c’ka ka ndodhur ne histori, duhet te pranojme qe kane ndertuar shtet! Qe ne fund te viteve 80te, u kuptua qe Yugosllavija, Serbija kishte nje shtet te konsoliduar,pavaresisht, nga linja anti kosovare shqiptare,por qe e kishte edhe me republikat e tjera!Kam qene dhe e kam kuptuar lartesine e shtetit dhe jo rempallen Shqiptare dhe pastaj te Saliut qe s’guxoje tedilje ne rruge se policet ishin aty dhe te prisnin sic pret ujku prene e tij! Na duhet shtet me i forte,pa Saliun dhe Liken! Na duhet shtet dhe jo tribu ne Kosove! Na duhen parime Europiane te shtetit dhe jo Kanuni! Na duhet te edukohemi dhe sigurisht te mbrojme veten dhe jo te luftojme kunder njeri tjetrit!

  • KEJO ESHTE TEMA ME TE CILEN DUHET TE MERREN GJITHE SHQIPTARET NE KOMENTET E TYRE.
    ATA KUFIJ,ANE AMANET I ATYRE QE U VRANE ,U SAKATUAN,U SHPOPULLUAN, U PERZUNE NGA TOKAT E TYRE,I ATYRE QE LUFTUAN,I RILINDSAVE QE NGRITEN SHQIPTARET NE KEMBE PER LIRIN E PAVARESINE E TYRE,I HEROIT KOMBETAR,GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUT, QE LUFTOI 25 VJET KUNDRA PERANDORISE OSMANE PER TE RUAJTUR GJUHEN E GJAKUN SHQIPTAR,ESHTE AMANET I ISMAIL QEMALIT DHE EKIPIT TE PERFAQESUSVE TE TE GJITHE KRAHINAVE SHQIPTARE QE SHPALLEN PAVARESINE NE VLORE PER GJITHE SHQIPTARET DHE JO VETEM PER KETA KUFIJ QE KEMI SOT,ESHTE AMANETI I LUFTES PARTIZANE QE SHPRESONIN SE DO VIHEJ DREJTESIA PER SHQIPTARET,ESHTE AMANETI I DESHMOREVE TE KOSOVES NE LUFTEN PER PAVARESIMIN E KOSOVES DHE BASHKIMIT ME SHQIPERINE.
    GJITHE SHTETET BALLKANIKE, MUND TA LENE PEZULL STATUKUONE E KUFIJVE, SE JU INTERESON,POR JO NEVE.ATA JANE ZGJERUAR MBI TOKAT TONA,NEVE NA KANE DEFAKTORIZUAR,PERZENE,SHTYPUR E SHFRYTEZUAR,POR NEVE, KEMI TE DREJTEN TE RIKTHEJME SA TE MUNDEMI TERESINE TOKESORE TE SHQIPTARVE BRENDA NJE SHTETI TE VETEM, DHE TE RUAJME KOMBIN TONE.
    SI MUNDET NE. NË NJE RAST SI KY, KUR HIDHEN IDETE, PER KETE RREGULLIM TE KUFIJVE TE BALLKANIT TE JEMI KUNDER DHE TI LEME GJERAT KUR TE NDRYSHOJNE KONJUKTURAT, DHE TË NA FSHIJE PLOTESISHT BOTA SLLAVE?.
    POR NUK JEMI SHUAR TE GJITHE QYSH TANI?TANI ESHTE KOHA,SEPSE KOHA ESHTE FAVORIZUESE PER NE,ESHTE FAVORIZUESE SE MUND TE ZGJIDHET NE MENYRE PAQESORE,NENE DREJTIMIN E USA DHE EUROPES, QE KANE HEBEDHUR EDHE IDENE.
    ARMIQTE E SHQIPTAREVE JANE ATA, QE NUK JANE PER RREGULLIM KUFIJSH.
    TRADHETARE JANE ATA, TE CILET I QUAJNE TRADHETARE ATA QE DUAN TE ECET NE KETE DREJTIM.
    TRADHETARE JANE ATA, QE PRESHEVEN,MEDVEGJEN E BUJANOVCIN,ULQININ,TUZIN,PLAVEN E GUCINE,SHKUPIN,TETOVEN,GOSTIVARIN,DIBREN EMADHE, STRUGE ETJERA TE BANUAR ME SHQIPTARE,TA LENE NE SERBI,MAL TE ZI DHE MAQEDONI, DHE TRE KOMUNAT SERBE NE MITROVICE ME POPULLSI SERBE TI LENE NE KOSOVE.
    KEJO NUK PERBEN SENS,KEJO ESHTE TRADHETI,KEJO DO TE THOTE QE TU JAPISH KOHE SERBEVE, DHE SLLAVEVE TE TJERE TE SHPOPULLOJNE SHQIPTARET NE VISET E TYRE DHE TE FORCOJNE ELEMENTIN SLLAV NE KOSOVE,KEJO ESHTE TRADHETI.
    EUROPA E HEDH KETE IDE MBASI AJO,PARASHIKON TE MOS KETE PROBLEME NE TE ARTHMEN ME ANTARESIMIN E KETYRE SHTETEVE TE BALLKANIT PERENDIMOR. DUKE QENE SE AJO E NDJEN PERGJEGJESINE E SAJ PER TE KALUAREN E BALLKANIT NE DEM TE SHQIPTAREVE, AJO MENDON SE ZHVILLIMET DEMOKRATIKE NE EUROPE,DHE ATO NE ZHVILLIM E SIPER NE BALLKAN,LEJOJNE SE KETA KUFIJ MUND TE NDREQEN E KORIGJOHEN NE MENYRE PAQESORE,PA LUFTE,PA PER PLASJE E NDOSHTA ME MBESHTETJEN E GJITHE FAKTOREVE POLITIKE SI EDHE TE POPUJVE TE TYRE ESPEKTIVE.
    NË KETE IDE EUROPA SIÇ DUKET KA EDHE MBESHTETJEN AMERIKANE PER NJE ZGJIDHJE PAQESORE.
    OPOZITA DHE POZITA DUHET TE BASHKOHEN NE NJE QELLIM BASHKIMIN E SHQIPTAREVE TE NDARE NGA PUSHTIMET SLLAVE, NENE MBROJTJEN E FUQIVE TE MEDHA,NE ORET E HISTORISE SE NDRYSHUAR QE FUQITE E MEDHA DHE USA JANE PER RIVENDOSJEN E PADREJTESIVE TE KALUARA.

    KUSH NUK ESHTE PER KETE ESHTE TRADHETARI QE KRYEN PUNEN E SERBEVE.KEJO DUHET TE MARRE FUND TANI QE ESHTE MOMENTI OPORTUN.
    JU KUJTOJ, SIPAS THIRRJES TIME TE BRENDESHME, QE KY YLL,DO TE KALOJE DHE STUHITE E ARDHESHME DO NA FSHIJNE NGA HARTA E NGULIMEVE TONA NE BALLKAN PERGJITHMONE ,NESE NUK NDJEKIM YLLIN TONE QE ESHTE TANI.
    IDEJA SE KEJO ESHTE NJE LOJE E RREZIKESHME QE MUND TE SHKAKTOJE GJAKDERDHJE NE BALLKAN ESHTE E MBESHTETUR VETEM ME LLOGJIKEN E SE KALUARES DHE PERJASHTOJNE IDETE PROGRESISTE TE ZHVILLIMEVE DEMOKRATIKE DHE FORCEN NDIKUESE DHE GARANTUESE TE EUROPES DHE AMERIKES.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *