Kush humbet dhe kush fiton

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Që në ditët e para të qeverisjes aktuale, gjithë propaganda e PD-së është bazuar në interpretime e shpifje për “gënjeshtra elektorale të PS-së”… Dhe kjo për të vetmin qëllim: Për të rritur numrin e të “zhgënjyerve”, të nxisë indiferentizmin e votuesve, të pakësojë sa të mundë shuplakat që mori në 23 Qershor 2013. Por kjo opozitë harron se nuk mund të fitojë zgjedhjet lokale kur pa u dekretuar zgjedhjet, shumë kohë më parë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votime dhe nuk do të njohë ndarjen e re administrative. Në këtë rast është e humbur opozita, por edhe zgjedhësit që nuk kanë se kë të zgjedhin nëse nuk ka konkurrencë midis individësh të përgjegjshëm tek të cilët të besojë, pra edhe të votojë. Me këtë dua të shpreh se e humbur në këtë rast është politika dhe përfituesit e vërtetë do të jenë përsëri ata të dikurshmit e pushtetit lokal që kanë krijuar kompanitë e rrëmbimit të votës dhe kompanitë e punëve publike në të gjithë nivelet e pushtetit lokal. Është e vërtetë ajo që thotë Dr. Z. Brokaj, se do të fitojnë kandidatët që njeh populli si burra të mirë dhe jo ata që njohin kryetarët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *