Kur prokuroria,
ende po heton,
kush i nxjerr përgjimet,
në televizion?!.
Gjersa qindra orë,
njerëzit janë përgjuar,
është informacion,i klasifikuar!.
Ti s’mund të nxjerrësh,
çfarë ke përgjuar,
kur çështjen në gjyq,
ende s’e ke çuar!.
Se u çon sinjale,
rrjeteve të krimit,
dhe prishet komplet,
sekret’ i hetimit!.
Janë ca gazetarë,
ca palo spurdhjakë,
që me prokurorët,
duken si ortakë!.
Ata fluturojnë,
si me presh në bythë,
dhe nga ta sekretet,
i mësojnë të gjithë!.
Edhe gjer më sot,
nga ç’kemi pikasur,
hetimi ka dhënë,
gjithçka që ka pasur!.
Dhe nëpër ekrane,
zien paq kazani,
jepen plot versione,
kush do jetë filani?!.
Dhe kjo ndodh kur ka,
shumë pseudonime,
që jepen açik,
siç janë në përgjime!.
Dhe cubat e shtypit,
né këtë katund,
të bardhë e të zinj,
përgojojnë pafund!.
Një dorëheqje enigmatike!..
Qe krejt i papritur,
hedhje e këtij hapi,
sa në befasi,
të gjithëve na kapi!.
Dorëheqje të tilla,
kanë ndodhur dhe ndodhin,
shpifjet-thashethemet,
këdo mund të lodhin!.
Po prapë një çudi,
ka tek zoti Fate,
se “Forca e Ligjit!.”,
ka shumë rezultate!.
Opozita thotë,
se po i shkon vaj,
dhe këtë e quan,
fitore të saj!.
Ndonjë gjë më tepër,
s’them dot dhe të dua,
Rama-apo Xhafa,
s’dimë kush u dorëzua!.
Lajmi hë për hë,
po kalon në heshtje,
por them-se për Xhafën,
do ketë një marrëveshje!.
E them a s’e them,
kjo s’është çështje trimi,
po shpejt e shumë shpejt,
do t’i dali tymi!.
Kanë një marrëveshje,
Luli dhe Edvini,
ndaj dhe LSI-së,
po i ikën PINI!.
LSI ka mbetur,
aq e befasuar,
saqë gjer tani,
nuk është prononcuar!.
Sepse LSI-ja,
veten hiç s’e gjen,
tek këshilltar Lleshi,
që ministër vjen!.
Për Ramën akoma,
të shumtit s’e dinë,
nëse ka filluar,
të çmontojë partinë?!.
Për sot le ta mbyllim,
ashtu si përherë,
shëndoshë manastiri,
se ka kallogjerë!
A.DUKA

Prokurori amerikan, e shikon qe Rama nuk pjerdh, I mbron te korruptuarit dhe kerkon reagimin e popullit, I cili per momentin eshte ne gjume.
Gjushi do denohet per blerje deputetesh, te kesh parasysh see maxhoranca mbahet me 1-2 deputete, mendoje vete perfundimin
Shoku Arben Duka poet,
per Fat Xhafen – Te rroni vet,
bllof dole ne rastin e Tahirit,
kulluf dole ne rastin e Fatmirit,
tani Ramen vazhdo ngri ne qiell,
edhe pse i ka dal bytha ne diell.
Keta topet e Rilindjes, perfshire edhe kete bejtexhiun, i nxjerrin heronj edhe keta qe dorehiqen.