Prof. Artan Fuga, kundërshtar i vendosur i ligjit të Arsimit të Lartë, ka bërë thirrje sot që të hapen llogaritë e qeveritarëve dhe politikanëve për të parë sesa para kanë fituar nga universitetet private, interesat e të cilëve mbrojnë me ligjin e miratuar së fundmi.
Kjo thirrje ka ardhur pas akuzave që deputetë të mazhorancës hodhën ndaj kundërshtuesve të ligjit, që e ka nxitur Fugën të tregojë edhe se çfarë oferte të majme ka refuzuar nga një universitet privat dhe për ç’arsye.
Ja shënimi i tij: “Gjysmë milion euro, e pastaj? Meqenëse nga foltorja e parlamentit qiellor u hodhën stërkala mbi kundërshtarët e projektligjit mbi arsimin e lartë, po tregoj një fakt që e hedh në hendek shpifjen se ne kundërshtojmë privatizimin e keq të universiteteve për interesa personale. Ja një interes: deklaroj se një operator privat arsimi prej shtate vjetësh më ka propozuar një rrogë prej 5000 eurosh në muaj për të qenë president i atij universiteti. E kam falënderuar për respektin. Ishte në të drejtë të tij. Puna duhet paguar. E kam refuzuar.
Për këtë ka dëshmitarë. Llogariteni tani: 7 vjet shumë- zo për 12 muaj shumëzo për 5000 euro a bëjnë 430 mijë euro? Do të kisha një vile gjigante diku në Llogora nga ku do zbrisja me teleferik privat, fluturuar sipër pishave, drejt e në det ku do më priste një helikopter personal për të më çuar në një ishull grek për banja dielli e pushime ku do të shkruaja ligje të ndershme për arsimin. Ja për sa i përket asaj që bindjet nuk ka burrë nëne të m’i blejë as më pak, as më shumë as me shumë e shumë para. Privatizimin e keq të universiteteve e kundërshtoj edhe duke dëmtuar interesat e mia personale.
Të ardhura vetëm me punë që më pëlqen ta bëj, në shtet a privat a në oborrin personal me zarzavate. Ky është parimi im. Tani, ftoj të hapen pak llogarite për të parë sesa pushtetarë, politikanë, nëpunës shteti ose të afërm të tyre kanë përfituar nga sistemi privat i arsimit të lartë privat honorarë, çmime, subvencione etj. Dhe hajde flasim pak nëpër televizione para shqiptareve…”- përfundon Fuga.
Nuk i ka ofruar njeri , por Fuga po lajmeron qe kerkon 500 mije euro qe te mbylle gojen.
Ka shume te ngjare te jete e vertete kjo qe thua ti,”Kapter Jari”,,,,sepse po ky Fuge nuk bzajti fare kur ngriheshin piramidat universitare 9ne epoken brekedhjere)mu para turinjve te tij,si anetar I KALSH-it.
UET me siguri! Ata i cojne paret e studenteve per reputacion dhe rroga te majme pedagogesh, se taksa nuk paguajne ndonjehere. Si mund te paguash nje pedagog 60000 euro, kur kaq nuk marrin as ne Spanje e Itali.
Une mendoj qe per Fugen eshte “ego-ja” e madhe shqiptare! Kemi shume shembuj!Lubonja, Andi dhe numurojini vete! Nuk jane te perkedhelur dhe behen si te terbuar! Nuk marrin ate ,qe ata mendojne se e meritojne dhe behen mercenare! Behen servile, gjer ne perulje e perbuzje, per veten e tyre!
Cudi se si BE e ka pershendetur kete ligj a thua ky profesori eshte me i mencmi ne rajon
Do ta shikoni nese ka pasur te drejte Fuga apo jo shume shpejt pse merziteni. Ngadale djema mos ofendoni se ofendon njeriu qe ska argumenta.
Paska harruar bishtin e fsheses..me ate fluturon nga llogaraja direkt ne p..s..!!