Kush i lejon tregtarët e vdekjes

redaktor

Letër e nënshkruar,

Xhevdet Cora

 

Për këdo është e qartë se po lulëzon tregu i armë-municioneve. Ka “nevojtarë”, pa dalin në shitje. Sikurse shihet, po shtohen ata që problemet duan t’i zgjidhin me grykën e pushkës. Moshat e reja, janë ato, që rrokin armët dhe që për të zezën e tyre, i shkrehin mbi të tjerë, viktima të së njëjtës moshë. Media, opinioni po familjarizohen me ngjarje si ajo në Vlorë. Pak kërkime bëhen për shitblerjen e armëve. Tregtarët e vdekjes në biznesin e tyre të fëlliqur kanë aleatë, duan apo s’duam ta pranojmë, ky aleat është shteti. Kur një vendim gjykate i lë palët në konflikt, doemos pala e dëshpëruar bëhet kliente armësh, por palët në konflikt i lë komunari, apo jo, i lë komisariati, që jo vetëm s’parandalon, por ngatërron, i lë bashkia e policia e saj. Punonjësi i shtetit është përgjegjës se nga i besuar për të ruajtur municionet kthehet në trafikant, edhe kur futen nga jashtë punonjësi i doganës është përgjegjës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *