Letër e nënshkruar
Behar Kasimati
Para disa ditësh policia e Tiranës përzuri të gjithë bizneset e vogla te rruga “Qemal Stafa”, kryesisht tregtarë biçikletash, riparues etj. Duke parë këtë skenë në mendje më erdhi një tjetër rast i disa muajve më parë ku 3-4 policë po përzinin disa plaka që shisnin domate me arka për të siguruar kafshitën e bukës. Pyeta policin e i them: “Mirë këto plakat që po i përzë, po atje te rruga para lulishtes “1 Maji” te ndërtesa e të përndjekurve politikë, që gjithë rruga është e bllokuar me tavolina e me çadra. Pse nuk i i përzini”? Polici më thotë: “E ka blerë ai rrugën o gjyshi”. Tani unë dua të di, kush i shet rrugët në Tiranë dhe ç’janë këta që blejnë rrugë në Tiranë?

Korrigjoje pyetjen: Policia Bashkiake e Bashkise Tirane jo Policia e Tiranes