Kush ishin Dardanët?

redaktor

I nderuar lexues!

Dardanët ishin fis i madh ilir, banorë të një treve të gjerë që shtrihej në veri të lumit Angri e Margi (Ibari e Morava jugore e sotme) duke përfshirë edhe Naisin, në jug deri te rrjedhja e sipërme e lumit Aks (Vardar) në kufi me paionët. Në lindje kufizoheshin me trakët dhe në perëndim arrinin deri te mali Skard (Sharri) dhe lumi Drilon (Drini). Zemrën e trojeve të tyre e përbënte Kosova e sotme. Zbulimet arkeologjike në viset e dardanëve dëshmojnë se ata kishin arritur zhvillimin ekonomik e shoqëror relativisht të lartë që në kohën e hekurit. Në shek.III p.e.s. në Dardani u zhvillua jeta qytetare. Qytet me rëndësi i tyre ishte Damastioni. Në burimet e shkruara antike dardanët përmenden relativisht vonë, sidomos lidhur me luftërat kundër maqedonëve. Dardanët ruajtën vazhdimisht gjuhën dhe kulturën e tyre dhe morën pjesë bashkë me ilirët e tjerë në formimin e popullit shqiptar.

Share This Article
2 Comments
  • “dhe morën pjesë bashkë me ilirët e tjerë në formimin e popullit shqiptar.”nëse ata ishin “Dardanët ishin fis i madh ilir,përse duhet të merrnin pjesë bashkë me ilirët në formimin e popullit shqiptar??
    ata duke qënë ilirë, si gjithë të tjerët patën si vazhdim,janë paraardhës,të shqiptarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *