I nderuar lexues! Desaretët ishin një nga fiset e mëdha të Ilirisë jugore, banorë të krahinës Desaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit të Ohrit, fushën e Korçës, krahinën e Kolonjës, Gorën, Oparin, Mokrën, Devollin dhe Beratin. Në shek.IV p.e.s. emri i dardanëve del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë ilire. Në kohën e luftërave iliro-romake dhe maqedono-romake dardanët kaluan herë në vartësinë e Maqedonisë e herë në atë të mbretërisë ilire derisa ranë përfundimisht, në vitin 168 p.e.s., nën sundimin romak. Qytete të tjera të desaretëve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), Keraka, Sationa, Knidi etj.
