Egjiptianët lashtë nuk kanë fort lidhje me egjiptianët modernë që popullojnë të njëjtat troje në Afrikën e Veriut.
Në këtë përfundim ka mbërritur një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë që kanë analizuar ADN-në e mbi 70 trupave të mumifikuar të lashtësisë dhe më pas kanë krahasuar këto të dhëna me ADN-në e marrë nga egjiptianët e sotëm.
Nga ky krahasim, grupi i shkencëtarëve të udhëhequr nga një ekip gjerman antropologësh dhe biologësh thanë se ka shumë pak ngjashmëri mes ADN-së së marrë nga trupat e mumifikuar dhe asaj të marrë nga banorët e sotëm të Egjiptit.
Pas këtij krahasimi, grupi i shkencëtarëve zgjeroi kërkimet duke bërë të njëjtën gjë me popullsitë fqinje të egjiptianëve të sotëm dhe ADN-ja më e përafërt u gjet në Izrael, territoret palestineze, Siri dhe në disa zona të Irakut.
Ngjashëmri të pakta u vunë re edhe në zonat poshtë Saharasë, veçanërisht në Sudan dhe Etiopi.

Me siguri ishin shqiptare autoktone…hahahaha
Vleresimi gjenetik eshte shume i drejte.Popullsia KOPTE (Egjiptjanet e krishtere)duhet te kene perqindjen me te larte te genit Egjiptian si pasardhese brez pas brezi te Egjiptianeve te lashte.Pas tyre vijne popullsite Aramaike qe gjenden ne Izrael dhe ne fund popullsite subSahariane,qe ne fakt jane paraardhes te Egjiptjaneve te lashte..ADN e mumjeve duhet te krahasohet edhe me Indjanet e deltes se Gangut,sepse ka hipoteza per prejardhje nga India.Popullsia e sotme e Egjiptit jane pasardhes te arabeve nomade qe u vendosen ne Egjipt ne kohen e invazionit Islam.