Kush ishin enkelejtë?

redaktor

I nderuar lexues! Enkelejtë ishin fis ilir, banorë të trevës së liqenit Lihnid (i Ohrit). Qyteti Enkelana, vendi i të cili ende nuk është përcaktuar, duhet të lidhet me këtë fis. Burimet historike i quajnë njëkohësisht enkelejtë edhe si banorë pranë gjirit të Rizonit (në Grykën e Kotorrit). Përmenden si fis në shek.VI-V p.e.s. Nuk përmenden më në shek.IV p.e.s., kur vendin e tyre në ngjarjet e kohës e zënë dasaretët. Në historiografi u është dhënë një rol më i madh nga sa dëshmohet prej të dhënave historike.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *