I nderuar lexues! Jonimajt ishin familje feudale, zotërimet e së cilës shtriheshin në trevën bregdetare midis lumenjve Mat dhe Ishëm, ndërsa një degë e saj i kishte zotërimet më në veri, në krahinën e Shkodrës. Jonimajt përmenden që në fillim të shek.XIII si nënshkrues të aktit për marrëveshjen e Dhimitrit të Arbërit me Raguzën. Një Jonimaj tjetër përmendet në marrëveshjen e nënshkruar midis disa feudalëve shqiptarë dhe Karl Anzhusë në vitin 1274. Në fund të shek.XIV dhe në fillim të shek.XV përmendet si figurë e rëndësishme Dhimitër Jonimaj, në trevën e Shkodrës. Ai ishte herë vasal i venedikasve dhe herë i osmanëve. Emri i Jonimajve ruhet sot në toponiminë e veriut dhe jugut.

Dhimiter Jonima e renditi ushtrine e vet ne krahe te carit te serbise ne betejen e Fush-Kosoves ne 1389 ku Ushtria Osmane i beri pershesh dhe e cliroi Kosoven.