I nderuar lexues! Muzakajt ishin familje sunduese feudale në Shqipërinë e Jugut gjatë shek.XIII-XV. Qendër e zotërimeve të tyre ishin Berati dhe fushat e mëdha përreth, që morën emrin Muzakia (Myzeqe) prej emrit të zotëruesve. Në kulmin e fuqisë, zotërimet e Muzakajve u shtrinë që nga ana jugperëndimore e fushës së Kavajës, duke përfshirë Myzeqenë e Madhe dhe të Vogël, deri në lumin e Vjosës duke arritur në Selenicë e në bregun e detit. Në vitin 1372 Muzakajt morën Kosturin, ku një kishë e ndërtuar prej tyre, mban edhe sot emrin e zotëruesve të vendit. Muzakajt forcuan më tej pushtetin dhe autoritetin e tyre politik.