Kush ishin Paionët?

Dita

 

I nderuar lexues! Paionët ishin grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në lindje deri te lugina e Strymonit (Struma) në kufi me fise trake, në perëndim deri tek dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për herë të parë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek.V p.e.s. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shpërngulën në Azi. Në gjysmën e parë të shek.IV paionët kishin krijuar mbretërinë e tyre. Që nga kjo periudhë historia e paionëve është e lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit maqedon për t’i nënshtruar. Me riorganizimin administrativ të perandorisë e në kohën e Dioklecianit, Paionia së bashku me Pelagoninë formonin një provincë të veçantë të quajtur Macedonia II ose Salutaris.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *