Kush ishin Taulantët?

anazapta

I nderuar lexues! Taulantët ishin fis ilir, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni (Vlora) deri në Dyrrah. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek.VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dhe Sesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek.IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire. Gjatë luftërave të mbretërisë ilire kundër Romës, emri i taulantëve nuk përfillet në burimet historike. Për herë të fundit, taulantët rishfaqen në kryengritjen kundër perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anë të mercenarëve gotë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *