Kush ishte Ahmet Koronica?

redaktor

I nderuar lexues! Ahmet Koronica ishte veprimtar i dalluar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Gjyqtar (kadi) me origjinë nga Gjakova, përfaqësoi Rrafshin e Dukagjinit në Komitetin Qendror për Mbrojtjen e Të Drejtave të Kombësisë Shqiptare në Stamboll. Ahmet Koronica dha një ndihmesë të rëndësishme në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe qe një nga anëtarët më aktivë të Komitetit Krahinor të saj për Gjakovën. U shqua në organizimin dhe drejtimin e aksionit të armatosur që u zhvillua në Gjakovë në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës dhe Abdulla Pashë Drenit. Koronica kërkoi që Lidhja t’u kundërvihej monarkive fqinje dhe Portës së Lartë në mënyrë që të siguronte përfundimisht tërësinë dhe autonominë e Shqipërisë. Pas vjeshtës së vitit 1879, kur u largua nga Gjakova dhe u vendos si kadi në Manastir, gjurmët e tij pothuajse humbasin krejtësisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *