Kush ishte Ahmet Pashë Kurti?

Dita

I nderuar lexues! Ahmet Pashë Kurti ishte sundimtar i pashallëkut të Beratit, nga familja e madhe feudale e Ngurrëzës (Lushnjë). U emërua së pari më 1764 nga Porta e Lartë në krye të sanxhakut të Vlorës, më pas u ngrit në gradën e vezirit dhe iu besua detyra e rëndë- sishme e derven pashës së Epirit e të Moresë deri sa vdiq. Rivalizoi me Mehmet Pashë Bushatlliun për sipërmarrjen e të ardhurave nga Durrësi e nga sanxhaku i Elbasanit, të cilat i shtiu në dorë. Më 1775 në afërsi të Peqinit theu ushtrinë shkodrane prej 14.000 vetash nën komandën e Mustafa Pashë Bushatlliut. Me këtë fitore i vuri themelet pashallëkut të Beratit. Pësoi disfatë më 1785 prej forcave të Karamahmut Bushatlliut dhe Ali Pashë Tepelenës, të lidhur me aleancë kundër tij. Një vit më vonë u hodh në kryengritje për pavarësi nga Perandoria Osmane. Me shtytjen e Portës së Lartë, u helmua nga mjeku i vet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *