Kush ishte Aleksandër Molosi?

redaktor

I nderuar lexues! Aleksandër Molosi (362-330 p.e.s.) ishte mbret nga fisi i molosëve në Epir. Sundoi më 342-330 p.e.s. Aleksandër Molosi ndoqi politikën e aleancës me Maqedoninë, të cilën e forcoi më tej duke u martuar me Kleopatrën, të bijën e Filipit II. Gjatë sundimit të tij Lidhja Molose i zgjeroi shumë kufijtë drejt krahinave jugore e veriperëndimore të Epirit, duke përfshirë edhe Tesprotinë, që i siguroi daljen në det. Për interesat e klasave sunduese, ndërhyri aktivisht në çështjet e qyteteve greke të Italisë së Jugut. Aleksandër Molosi korri fitore në Herakle, Tarent, Sipont e Apulje, por forcat e tij më të pakta në numër u thyen në dimrin e viteve 331-330 nga lukanët e bashkuar me samnitët, pas një beteje të përgjakshme pranë Pandosisë, jo larg Kozencës. Në betejë u vra edhe vetë Aleksandër Molosi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *