Kush ishte Ali Ibra?

redaktor

I nderuar lexues! Ali Ibra ishte udhëheqës i malësorëve të krahinës së Gashit gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit të shek.XIX. Mori pjesë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe që nga vjeshta e vitit 1879 filloi të shquhej si një nga figurat kryesore të rrymës radikale brenda Lidhjes. U bë i njohur me ndërhyrjet e tij energjike kundër politikës qeveritare osmane të diskriminimit fetar dhe luftoi për të vënë në jetë barazinë e të drejtave dhe detyrave të mbarë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare. U shqua sidomos në betejën kundër ushtrive osmane në Shtimje (20 prill 1881), ku edhe u plagos. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit qëndroi në arrati duke marrë pjesë në kryengritjet antiosmane që shpërthyen në Rrafshin e Dukagjinit në mes të viteve 80.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *