Kush ishte Ami Bue?

anazapta

I nderuar lexues! Ami Bue ishte etnograf, gjeolog dhe udhëtar francez, që punoi për një kohë të gjatë në Vjenë. Bëri udhëtime të gjata në Evropë e në Ballkan dhe në Shqipëri në veçanti. Botoi dy vepra kryesore me interes për çështjet shqiptare, ku paraqiten të dhëna për historinë politike e ekonomike të Shqipërisë dhe për veçoritë kulturore të shqiptarëve (organizimi shoqëror, banesat, veshjet, cilësitë morale, etj.) Në veprën e tij “Përshkrim gjeologjik i Turqisë Evropiane”, ndër të tjera, ka folur për ujërat termo-minerale të Dibrës e të Fushë-Krujës, si dhe për gipset e Vlorës. Të dhënat kanë vlerë njohëse historike.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *