I nderuar lexues! Anastas Kullurioti (1820-1887) ishte veprimtar iluminist nga arbëreshët e Greqisë që luftoi për çështjen kombëtare.
Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit botoi gazetën “I Foni tis Allvanias” (“Zëri i Shqipërisë”), shkroi një abetare shqip me alfabetin grek, një fjalor shqip-greqisht si dhe dy broshura me titull të përbashkët “Allvanika Parerga” (“Ankimet shqiptare”).
Anastas Kullurioti mbrojti idenë e autonomisë së shqiptarëve në trojet e tyre dhe e parashtroi në gazetën e tij këtë kërkesë si etapë për të kaluar në pavarësinë e Shqipërisë.
Luftoi kundër vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, mbrojti pa rezerva Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe kërkoi krijimin e një shteti kombëtar shqiptar që të përfshinte të gjitha trojet etnike. U interesua për mbledhjen e folklorit shqiptar, të të dhënave gjuhësore e historike, për botimin e një gazete dhe hartimin e fjalorëve në dialektet e shqipes.

Per Anastas Kulluriotin mund te themi pa rezerva se ishte nje RILINDAS SHQIPTAR.
Po me Voskopojen a ka ndon je lidhje Anastas Kullurioti?
Anastas Kullurioti ishte djali i mbrojtesit te Akropolit,Jani Kullurioti.Ne periudhen e revolucionit arberesh per clirimin e tokes arberore nga sundimi turk Athina banohej vetem nga Arberore ne nje mehalle poshte akropolit te quajtur Plake.Anastas Kullurioti emigroi heret ne Amerike,ku vuri pasuri duke u marre me tregti.U kthye ne token ku lindi plot me enderra per te ndricuar bashkatdhetaret e tij Athinjote,ne gjuhen e memes,qe ishte gjuha shqipe.Ngriti nje shtypshkronje me shpenzimet e veta dhe filloi te botonte libra dhe abetare ne gjuhen shqipe.Kerkoi nje takim me kryetari e bashkise se Athines dhe i shprehu deshiren e tij per hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe per femijet e Athines.Kryebashkiaku e pa me habi mos ishte i lohjtur dhe i tha:-Ne kemi 40 vjet qe po perpiqemi ta shuajme kete gjuhe,ti kerkon te na e ngjallesh! Pas kesaj filluan perndjekjet per Anastas Kulluriotin,derisa e helm\uan ne pabesi ne nje restorant te Athines.
hero i identitetit te shqipes qe vjen nje vazhdues si KOLE i diteve tona, mendoj qe do te na dhuron edhe shume te tjere zoti si keta dy vigan.