Kush ishte Antonio Baldaçi?

redaktor

I nderuar lexues! Antonio Baldaçi (1867-1950) ishte botanist dhe gjeograf italian, akademik. Nga fundi i shek.XIX bëri kërkime në Ballkan që nga Dalmacia, Mali i Zi, Shqipëria e deri në Greqi. Botoi artikuj dhe libra lidhur me Shqipërinë për çështje ekonomike, politike, gjeografike, botanike dhe etnografike. Ndër to kryesore është vepra “Studime të posaçme shqiptare” në tre vëllime. Studimet e tij mbi Shqipërinë dhe mbi vise të tjera ballkanike kanë karakter përshkrimor dhe vlejnë për të dhënat mbi gjendjen ekonomike-shoqërore të Shqipërisë. Ato u ndërmorën në një kohë kur borgjezia imperialiste italiane po interesohej gjithnjë e më shumë për bregun lindor të Adriatikut dhe kryesisht për Shqipërinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *