Kush ishte Balsha II?

redaktor

Balsha II ishte figura më e shquar midis sundimtarëve Balshaj të principatës së Shkodrës, e cila nën sundimin e tij arriti kulmin e fuqisë.

E shtriu sundimin në trevat jugore duke përfshirë veç Vlorës e Kaninës, Himarën e Beratin dhe e zgjeroi atë nëpërmes aleancave deri në Ohër dhe Kostur në lindje e juglindje.

Pasi shtiu në dorë edhe Durrësin që zotërohej nga Karl Topia, Balsha II siguroi kompaktësinë territoriale midis zotërimeve jugore e veriore të principatës së Shkodrës.

Me titullin “Dukë i Durrësit”, u bë sundimtari i një shteti që shkonte nga Budua në veri e deri në Himarë, prej bregdetit Adriatik e Jon deri në viset e brendshme lindore.

Përqendrimi i pushtetit në duart e Balshës II shkaktoi reagimin armiqësor të një vargu përfaqësuesish të klasës feudale, ndër ta edhe Karl Topia që thirri në ndihmë forcat osmane.

Balsha II mbeti i vrarë në betejën që u zhvillua më 1385 në fushën e Savrës.

 

*****

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA

Share This Article
12 Comments
  • BALSHICET, SOT PASARDHESIT E TYRE SERB KRENAR.

    MBAJTEN FLAMURIN E SLLAVIZIMIT TE SHQIPETAREVE, KETA ISHIN.

    • O turk balshajt ishin shqiptare. Dhe jo sllav ato kane l luftuar edhe kundra serbeve po problemi je ti qe je sperme. Turke

      • Per mbiemrin Balsha eshte bere nje debat i madh, ku shumica e Historianeve dhe Linguisteve serioze , thone se eshte emer Vllah, ose Serb
        Por disa e quajne edhe Shqiptar

        Mirepo stujdueist me serioze, Gjermane Britanike e franceze e quajne vllah, Rumun , mbiemrin e Balshaj

        Mirepo nje studjues i shquar Rumun jep verdiktin final

        Ai thote se emri Balsha eshte midis 200 emrave me te lashte Vllah,,
        porse aty ne ate renditje te ketyre emrave me te lashte Vllah,
        pper emrin Balsha ka nje shenim qe thote : Ky emer eshte emer Shqiptar

        Pra emri i Balshaj eshte Shqiptar ,por keta studjuesit tane duhet germojne ne biblotekat rumune qe te japin argumentet pro nesh,
        sepse ne Wikipedia me shume anojne nga Serbishtja per kete emer te Shquar

        Ne histori kisha serbe i quan Balshic , dhe e quan kete Balshaj si pjesetar i familjes Mbreterore te Stefan Dushanit

        Dhe ky fakt nqs eshte i vertete, si kusheri i Stefan Dushanit–atehere del qe edhe Stefan Dushani te kete qene Shqiptar, sic edhe aludohet nga stujuesit kosovare

  • Balschat nuk ishin sllav por shqiptar te paster.

    FATKEQESI qe ketu nuk flitet dhe per luftrat qe kane bere kunder sllave dhe bullgarve dhe gjakdhjerve te tjere !

    Durrist dhe Topis ja futi sepse ata benein kontrata te fshehura me sllav e gjakdhere islamik !

    • HAHAHAHAHA,

      SOT PASARDHESIT E TYRE I KE SERB DHE MADJE

      NGA ME EKSTREMISTET.

      PASARDHESIT E TOPIAJVE, QE U LIDHEN ME

      OSMANLLINJTE, SOT I KE SHQIPETAR QE E DUAN

      VETEN E TYRE.

  • Keta princa ferre nuk kane gjurme identiteti.Lindin nga hici,Hapen si vaji ne lakra,pastaj zhduken sikuir nuk kane qene.Nje vazhdimesi princore,,nje Identitet authokton kane Familja Arianit Golemeve,qwe shtriheshin nga Dibra ne Laberi.Keta kane m,beshtetjen e popullsise shqiptare dhe jane te paret qe shpartalluan turqit e fuqishem,qe i solli ne Shqiperi Karl Topia.
    Keta njihen si princa te Laberise dhe Mallakastres,por cerdhja e tyre e vertete ka qene Sopoti i Librazhdit.
    Aty i vendos edhe historiani Marin Barleti.Asnje studies deri me sot nuk ka pasur sikur nje detaj per ti bere Serbe,greke apo bullgare.

    • Aranit Golemi vertet ishte Shqiptar,
      por ama ky mbiemer Golemi eshte fjale serbe, qe do te thote”Flokegjate ”

      Porse dihet qe Gjergj Araniti ishte Shqiptar , nuk ka dyshime per kete gje

  • Historianet e Mehmet Shehut nuk e dine fare se ne Saver eshte bërë një beteje kunder turqeve. As betejen e Mbrostarit dhe ate të Pirgut qe u fituan nga myzeqaret kalemthyeret e Shelerit Mehmet të Corrushes nuk i njohin fare.
    Kristo Frasheri, Pellumb Xhufi, Memushet e Gaçet e Vlores thone se të gjitha betejat jane bërë në Llogara Gucu Baba dhe në Hej-Kal e There-Pelë.

  • Fakti qe shume shqiptar jane detyruar nga kushtet e kohes te “humbin” identitetin e tyre te paster shqiptar eshte per nje tragjedi kombetare.

    Dale nga dale po ndergjegjesohen te gjithe se nga vijne dhe ku i kane rrenjet e tyre !!!

    Kjo eshte tmerri i vucic-rilindasve-demokrat ..kot nuk thone se dielli nuk mbulohet e shoshe!

    @Ben ti qe i dike te gjitha po qe na thuaj pak pasardhsit e Balshajve qe jetojne ne Serbi ?

  • O turk balshajt ishin shqiptare. Dhe jo sllav ato kane l luftuar edhe kundra serbeve po problemi je ti qe je sperme. Turke

  • Princat shqiptarë luftonin nemes vedi për territore. Ballsha me anë te betejave te shumta kundër princave shqiptarë, e zgjlroi principatën e tijë. Karl Thopija kerkoi ndihmë nga Turqit qe emde muk kishin arritur në Arbëri. Karl Thopija e fitoi betejën por turku e pushtoi edhe territorin e tij dhe nuk u largua nga Arberia. Skëndërbeu arriti që te bente pajtimin dhe bashkimin e princave te përqarë dhe vetë të behet komandanti i vetëm i te gjitha principatave arberore. Edhe sote pas 600 vitesh shqiptarët përseri janë te gatshem te nisin luften mes vedi,Berisha kunder Rames,Isa e Hashimi kunder Kurtit ose Grubi kunder Selës……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *