Kush ishte Bernard Bilota?

redaktor

I nderuar lexues! Bernard Bilota (1843-1918) ishte poet, gjuhëtar, folklorist arbëresh nga Frasnita e Kozencës. Ishte një ndër nismëtarët e dy kongreseve gjuhësore arbëreshe të mbajtura në Koriljano Kalabro (1895) dhe në Lungër (1897). Botoi në shqip dy vepra me lirika të vogla të tipit romantik dhe në italisht pesë vepra studimore me karakter gjuhësor, arkeologjik e historik. La në dorëshkrim poemën “Shpata e Skënderbeut në Dibër të poshtme”, e cila u botua në Tiranë më 1967. Bernard Bilota ka lënë pa botuar mjaft vepra me interes për njohjen e zakoneve, jetës e gjuhës së popullit arbëresh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *