Kush ishte Binak Alia?

redaktor

I dashur lexues! Binak Alia (1805-1895) ishte prijës popullor i kryengritjeve anti-osmane të malësorëve të Gjakovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit në vitet 1840-1880. Lindi në fshatin Bujan të Tropojës. Përmendet që në vitet 1845 si drejtues i mijëra kryengritësve për të përzënë garnizonin turk të Gjakovës. Binak Alia u shqua edhe gjatë kryengritjeve lokale të malësorëve të Veriut gjatë viteve 1860. Ai mori pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe u rreshtua në krahun e atdhetarëve të vendosur. Gjurmët e tij i ndoqi vendosmërisht i nipi, heroi Mic Sokoli. Binak Alia la emër të mirë edhe si iniciator i pajtimit të gjaqeve dhe një pleqnar i mençur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *