U nda nga jeta në moshën 56 vjeçare, kush ishte Bujar Nishani, Presidenti i 5-të i Republikës së Shqipërisë?

Ornela

Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë sot në orën 07:00 në një spital në Gjermani pasi ishte shtruar aty që prej fundit të prillit për shkak të problemeve që kishte me mushkëritë pasi kaloi koronavirusin

Bujar Nishani ka lindur në Durrës më 29.09.1966.

Studimet e larta i kreu në vitin 1988 në Akademinë Ushtarake Skënderbej në Tiranë. Studimet e tij pasuniversitare në Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes përfunduan në 1996 në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara. Nishani ka studiuar edhe jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në Drejtësi në vitin 2004. Në vitin 2005, ai mori titullin Master për Studime Evropiane në Shkollën e Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës.

Karriera e tij profesionale filloi në vitin 1988 si pedagog në Akademinë Ushtarake Skënderbej. Më pas, në vitin 1993 shërbeu si Drejtor i Punëve të Jashtme në Ministrinë e Mbrojtjes, për të vazhduar në Departamentin e Marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 1994. Në vitin 1996 Nishani shërbeu në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997, ai u emërua dhe shërbeu si Kryetar i Forumit Ushtarak Euro-Atlantik për burra dhe gra.

Karriera politike e Nishani kaloi në këto faza: Ai u bë anëtar i Partisë Demokratike në vitin 1991; në vitin 2001 u zgjodh Sekretar i Degës së Partisë Demokratike Tiranë; në vitin 2003 u zgjodh nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës; në vitin 2005 zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie politike.

Në korrik të vitit 2005, Nishani, kandidat për Partinë Demokratike, u zgjodh deputet në zonën zgjedhore 34 në Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, ai u zgjodh sërish deputet.

Nga marsi 2007 deri në shtator 2009, z. Nishani shërbeu si Ministër i Brendshëm; nga shtatori 2009 deri në prill 2011 shërbeu si Ministër i Drejtësisë dhe më pas, në prill të 2011 z. Nishani u emërua sërish në postin e Ministrit të Brendshëm, ku qëndroi deri në qershor të vitit 2012, kur u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në detyrën e Kreu i shtetit.

Më 24 korrik 2012 Bujar Nishani u betua si President i Republikës para Kuvendit të Shqipërisë.

Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në 24 korrik të vitit 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.

Nishani ishte njohës i mirë dhe i rrjedhshëm i gjuhës angleze. Bujar Nishani është i martuar me zonjën Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë: Ersi dhe Fjona Nishani.

o.j/dita

Share This Article
24 Comments
  • Mer edhe saliun me vete mos na i le ketu fundja jeni shok per kok. Njeriu sa eshte gjalle kujton se do jetoje gjithe jeten por nuk e dine qe jeta eshte e shkurter dhe eshte nje genjeshter. E shikon z.Bujar si iken si kove pusi perse beheshe pale me te keqen perse bashkpunoje kundra popullit tend me te keqen me sali koleren shikon qe sja vlen te behesh i keq ne kete bote me gjithate udhetim te mbare te kesh.

    • Produkt tipik i kenetes PD.Turp I kastes se ushtarakeve te formuar ketu.Ne formim ushtarak mediokr,si drejtues sektoresh MAVRI.I lig ne shpitrt veprime dhe figure.
      Kudo qe shkoi shkaterou pune,persekutoi e largoi nga puna,ne kundershtimme ligjet cdo njeri te vlefshem qe nuk mendonte e vepronte si Sala.Cfare mundet te present nga nje njeri q ndron gjeneralitetet moshen 40 vjecare.Poshtersite e vazhdueshme I conte deri ne karagjozlleqe,sic kishte pamjen.Kujtoni marshimin me flamure dhe skorten e presidentit kunder kendit te vogel te lojravete femijeve.Vetem nje.gje ka ditur te beje mire ky kambale e vjeter.
      Ti mbaje uturakun keshilltarevete huaj ushtarake,qe kane punuar tek ne pas 90,si edheSaliut.
      Thone,qe per.te vdekurit nuk flitet keq.Por si mundet te durosh e rish pa folur te verteten pasi degjon dokrat e lavderimet per nje individ,qe Shqiperise i ben nder te harohet.

  • Nuk kishte qafe per Ate Kembore-thone leberit.
    Nje Alfreg Moisi i qendroi edhe enver hoxhes,edhe malokut belaxhi,,Por Alfred Moisiu ishte SOJ,,nuk ishte lakraxhi.

  • PRESIDENT SOLDIERI
    E SALI … ENVERI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cfare urdheron tirani
    E vendos Salia
    Me vrap e firmos
    Bujar Soldier Mavria
    Ushtar ishte dje
    Soldier eshte dhe sot
    Lum per President
    Qe e kemi kot!
    Dje ushtar i Enverit
    Sot i Salise
    Mjere o shqiptare
    Kush i prin Shqiperise!
    Despote kishim dje
    Sot kemi tirane
    Barbare prinin dje
    Sot despote hajvane!
    Per nje cope karrike
    Flake i vene Shqiperise
    Ciflik e kane kthyer
    Gjakun e vegjelise!
    Kalbur eshte gjithcka
    Nga korrupsioni
    Padrinot bejne ligjin
    Krejt kot ju votoni
    Sa prin Dallkauku
    Ua plackit votat
    Per nje bythe kolltuku
    Per te Shqiperia
    Eshte vetem poltroni
    Ligjin e ben Mafia
    Mbreteron korrupsioni
    Heqim imunitetin
    E genjejme miletin
    Mbret per mbi mbret
    Kem impunitetin
    Qe mbron kusaret
    Perjeteson pushtetin
    Virgjeron prostitutat
    Ne piedestal hajdutat
    Sheik e bejne vetin!
    Ligj permbi cdo ligj
    Kemi Sali Luigjin !
    Sa per President
    Kemi nje soldier
    Sot ushtar i Sales
    Dje i shokut Enver!
    Prijesa firaune
    Ministra kusare
    Ambasadore spiune
    Mbrojtjen Asfalia
    Ekonomine BIA
    Duam Perendim
    Na cojne nga Rusia
    Aspirojme Evrope
    Prijne sic do Serbia
    Otranton Athines
    Romanon Fazlicit
    Keta bastarde te shkines
    Pjelle e Zerve Pashiqit
    Kembet ne Tirane
    Koken ne Athine
    Nene permbi cdo nene
    Kane bushter Serbine !
    Qaj e mos pusho
    Shqiperi e mjere!
    E permjera ti
    Sa keq te kane dhjere
    Keta faqezi
    Pa fytyre e pa nder!
    Vajto mos pusho
    E gjora Shqiperi !
    O ngrihu ne kembe
    S’eshte kohe per vajtim
    Thirrja e Tahririt
    Kushtrim per veprim !
    Ngrihu ne kembe
    E vendos drejtesi
    Nuk ka kohe me prite
    Vdekje o liri!

    In a message dated 10/10/2012 10:50:27 A.M. Eastern Daylight Time, [email protected]

  • Vdiq nje cope muti.
    Nje cope mishi, qe pikerisht se ishte pa karakter, Doktor Mortja e zgjodhi president!
    Qe thjesht ta kishte nen kontroll e te bente çfare te donte!

  • …ishte bashkepunetori me i ngushte i Doktor Mortjes ne kohen e “aksidentit” te tradhtarit Kosta Trebicka.

  • Duket se reforma ne drejtesi ka filluar te funksionoje , ajo qe do populli e jo aSPAKAu i krijuar prej vete politikqenerise. I pari shkoi me burgim te perjetshem , urojme qe ta terheq kemben zvarre per te tjere shoke te ‘idealit’ nga Salehu i shpelles ne radhe te pare e keshtu me radhe te gjithe ne te s’emes!

  • A PRESIDENT OF ALBANIA OR A PUPET OF BERISHA !?

    Bujar Nishani entered in Albania’s History as the Soldier or a Puppet President of Sali Berisha not a President of The Republic of Albania and of Albanian People.
    “A President Soldier of Sali Enver “ I wrote since the first days of his mandate
    Read the mini poetry dedicated to him… in the comment above.

    PRESIDENT I SHQIPERISE APO KUKULL E BERISHES !?

    Bajar Nishni hyri ne Historine e Shqiperise si nje President ushtar ose Kukull i Salí Berishes jo si President i Republikes se Shqiperise dhe i popullit shqiptar.
    “President Soldieri
    I Sali Enveri “ kam shkruar qysh ne ditet e para te mandatit te tij.
    Per me teper lexoni tekstin e plote me siper dhe ne Twiter.

  • Ti shkosh nga mbrapa Alban dhe marrsh dhe Ramen me vete,me fal ,edhe Remon sepse te gjithe bashke dhe me Berishen e Nishanin jeni pjese e sistemit te kaluar qe i keni sherbyer dhe i sherbeni me zell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *