Kush ishte Daut Boriçi?

redaktor

I nderuar lexues! Daut Boriçi (1823-1896) ishte atdhetar, mësues dhe hartues tekstesh shkollore. Veprat e tij, kryesisht gjuhësore, janë me interes për historinë e alfabetit, të gramatologjisë, leksikografisë dhe dialektologjisë. Botoi “Alfabeti shqip”, “Abetarja shqipe” dhe la disa dorëshkrime. Boriçi bëri përpjekje për përhapjen e arsimit në masat e pashkolluara të kohës në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, Tiranë, Dibër, Ulqin. Në ngjarjet historike të viteve 1878-1880 veproi me guxim e mprehtësi si kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Shkodrën, hartoi memorandume, protesta, përkujtesa dhe thirrje për mbrojtjen e vendit nga copëtimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *