Kush ishte Dhimitër Kamarda?

redaktor

I nderuar lexues! Dhimitër Kamarda (1821-1882) ishte gjuhëtar e atdhetar arbëresh, botues i folklorit, me formim shkencor edhe në fushën e gjuhësisë indoevropiane. Vepra e tij kryesore, “Sprovë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe”, është e para vepër shkencore nga një studiues shqiptar që i trajton faktet e gjuhës shqipe në planin historik krahasues. Vepra ka një lëndë mjaft të pasur e të përpiktë nga gjuha shqipe dhe një varg vëzhgimesh me vend për gramatikën dhe për etimologjinë e shqipes. Dhimitër Kamarda dha një ndihmesë të rëndësishme duke botuar më 1869 “Alfabetin e përgjithshëm të shqipes”. La gjithashtu në dorëshkrim një gramatikë shqipe.

Share This Article
2 Comments
    • Nuk e ka krijuar por e ka botuar. Kjo keng eshte kushtuar Moresë (Peloponezit te sotem ne Greqi) pas migrimit me shumic nga ishulli per ne Itali. Arbreshet e kan mbajt kete kenge ne folklorin e tyre dhe e kan kenduar per 400 vite para botimit te Dhimitit ne 1866.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *