Vdekja e papritur e Florian Kondit, të njohur si Dr.Flori, ka shkaktuar shumë keqardhje.
Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e rep grupit shqiptar të njohur me emrin West Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokë në një klase, të cilët u bënë anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë.
Pas suksesit me këngën hit ‘Mesazh’, shikohen në skenën e festivalit të “Këngëve të stinës”, por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar.
Kënga që më së shumti që bëri jehonë ishte “Tirona”, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tani kryeministër i Shqipërisë.
Teksti i këngës i shkruar nga 34-vjeçari, “Zjarr e Ftohtë”, i kënduar nga këngëtari, Luiz Ejlli, fitoi në “Festivali i Këngës 44” dhe më vonë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2006”.
Kohët e fundit Doktor Flori shfaqej shpesh me Ermal Mamaqin, me të cilin pati disa bashkëpunime.
Ai deklaronte se me Ermalin shkonte në një kishë ungjillore dhe ishte bërë besimtar i devotshëm.
Ja disa nga hitet e Dr. Florit:
2010 – Origjinale (feat. Aurela Gaçe & Marsel)
2011 – Ca po menon (feat. Anila Jonuzi)
2011 – Ca na ke
2011 – S’ma ndjen
2011 – Bota nuk është bardhë e zi
2011 – Personale
2012 – Pasion (feat. Fatima Ymeri)
2012 – Tune tune (feat. Fatima Ymeri)
2012 – Ka kalle (feat. Noga)
2012 – Ku ka si Tirona (feat. Ermal Mamaqi)
2012 – Jam ti! (feat. Fabi)
2013 – Zemërthyer (feat. Tiri)
