Kush ishte Eduard Lir?

redaktor

I nderuar lexues! Eduard Lir (1812-1888) ishte piktor e grafist anglez. Bëri udhëtime në vende të ndryshme për qëllime krijimtarie. Në vitin 1848 në Shqipëri vizitoi Tiranën, Krujën, Shkodrën, Kavajën, Beratin, Himarën, Vlorën, Tepelenën, Gjirokastrën. Realizoi disa litografi me ngjyra të këtyre vendeve, që i botoi në librin “Ditari i një piktori peisazhist në Shqipëri”. Litografitë e Eduard Lir për Shqipërinë shquhen për realizëm dhe vlera artistike. Kryesisht janë me motive nga natyra e vendit si dhe me ndërtimet karakteristike, kështjellat etj. Disa prej tyre vlejnë edhe si dëshmi të pamjes që kanë pasur ato vende.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *