Kush ishte Efthim Brandi?

redaktor

I nderuar lexues! Efthim Brandi (1817-1982) ishte veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Lindi në Korçë, ndërsa veprimtarinë për çështjen kombëtare e zhvilloi kryesisht në Egjipt. Bashkëpunëtor i Thimi Mitkos, gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit botoi në shtypin grek artikuj denoncues ndaj traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, që morën vendime në dëm të shqiptarëve. Në trajtesën “Ankimet Shqiptare” botuar në Athinë më 1880, mbrojti tezën se grekët e shqiptarët duhet të bashkëpunojnë pasi kanë interesa të përbashkëta dhe armiq të njëjtë, lakminë e shteteve sllave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *