I nderuar lexues! Fransua Pukëvilë (1770-1838) ishte mjek, natyralist, diplomat, historian e arkeolog francez. Ishte konsull i përgjithshëm i Perandorisë e më pas i Mbretërisë franceze në Janinë dhe në Patras. Ndoqi nga afër veprimtarinë politike të Ali Pashë Tepelenës. Njihet si historiani më i rëndësishëm i çerekut I të shek.XIX për Pashallëkun e Janinës. Vizitoi edhe një pjesë të madhe të Shqipërisë duke udhëtuar nga Janina në Shkodër. Në veprat e tij jep të dhëna të çmueshme për vendin, popullin e shtresat shoqërore të Shqipërisë Jugore. Fransua Pukëvilë provon më së miri synimet e Aliut për shkëputje nga Perandoria Osmane.
